ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Banesat e vjetra mė shtrenjtė se tė rejat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Banesat e vjetra mė shtrenjtė se tė rejat   Fri Feb 01, 2008 5:59 am



Shkup, 31 janar - "Ethet" pėr hyrjen e vendit tonė nė NATO dhe nė BE, kanė ndikuar nė masė tė madhe nė ngritjen e ēmimeve tė pasurisė sė patundshme nė vendin tonė.
Ky trend fillimisht filloi me vendet e bllokut ish-komunist qė ju bashkėngjitėn NATO-s, duke shtrenjtuar disa herė mė tepėr pasurinė e patundshme nė krahasim me vitet e mėparshme. Tani njė metėr katror nė Varshavė ėshtė njėjtė me njė metėr katror nė Minhen apo qytete tjera tė Evropės. Njėjtė ndodh edhe me shumė kryeqytete tė vendeve tjera tė Evropės Lindore. Sikur duket, as kryeqyteti i Maqedonisė - Shkupi, nuk mund tė mbetet imun ndaj kėtyre etheve. Madje pėr tė qenė paradoksi edhe mė i madh, nė agjenci tė ndryshme pėr pasuri tė patundshme, por edhe nėpėr shpalljet publike tė gazetave, mund tė hasen ēmime mė tė larta tė banesave tė vjetra, nė krahasim me banesat e reja.
Edhe pse Shkupi ėshtė specifik pėr nga natyre e ēmimeve tė banesave, si zakonisht lagjet Ēair, Veri, Tophanė dhe Butel, kanė qenė ndėr regjionet kryesisht mė tė lira pėr tė blerė njė apartament banimi. Edhe pse nė kėtė rajon po ndėrtohen disa banesa tė reja kolektive, ēmimi i tyre ndodh tė "fryhet" nga shitėsit qė duan tė pėrfitojnė nga banesat e vjetra.
Nuk janė tė pakta rastet, kur pėr njė garsonierė prej 40 metra katrorė nė lagjen Ēair, pronari kėrkon edhe nga 30 mijė euro, domethėnė nga 750 euro pėr metėr katror.
Kjo e tejkalon edhe ēmimin e ndėrtesave tė reja. Njohėsit e mirė tė kėsaj problematike, thonė se kjo vjen si rezultat i dėshirės qė shitėsit tė pėrfitojnė sa mė shumė qė ėshtė e mundur nga malli i tyre, por edhe pėr shkak tė disa keqpėrdorimeve apo "piramidave ndėrtimore" qė u zbuluan kohėve tė fundit nė vendin tonė nė sferėn e ndėrtimtarisė tė objekteve tė banimit.
Jo mė kot thonė, se pėr atė qė shet, ēmimi asnjėherė nuk ėshtė i mjaftueshėm, ndėrsa pėr atė qė blen, gjithmonė ėshtė i shtrenjtė. Sidoqoftė, fuqia blerėse nė vend nuk ėshtė e pėrgatitur ta ndjekė njė trend tė kėtyre shtrenjtimeve artificiale qė po paralajmėrohen se do tė ndodhin nė tė ardhmen e afėrt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://start.go-forum.net
 
Banesat e vjetra mė shtrenjtė se tė rejat
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregime nga gratė shqiptare
» Tekste kėngėsh tė vjetra
» Monda Korca: Jorgjeta Lalazi-artistja korcare qe le Korcen pa gjume - Esse _ Personazh - nga - Raimonda Moisiu
» Feksor Shkurti:NĖNĖS SIME TĖ SHTRENJTĖ
» Fotografi tė vjetra tė papara tė qyteteve tė Kosovės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione & Diskutime te ndryshme :: Lajme Ditore-
Kėrce tek: