ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 53 persona presin ekstradimin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: 53 persona presin ekstradimin   Wed Jan 23, 2008 6:19 am



Shkup, 23 janar - Pesėdhjetė e tre kėrkesa ekstradimi kundėr shtetasve vendas, por edhe tė huaj qė kanė kryer vepra penale nė territorin e Maqedonisė ka ngritur Ministria e Drejtėsisė. Pėr t'i nxjerrė para drejtėsisė tė gjithė shtetasit e Maqedonisė qė kanė kryer vepra penale dhe kanė ikur jashtė vendit, por edhe pėr t'i kthyer nėpėr vendet e tyre shtetasit e huaj qė kanė shkelur ligjin, Ministria e Drejtėsisė ka pėrgatitur dokumentacionin e nevojshėm dhe nė bashkėpunim me organet kompetente tė vendeve tė huaja, ėshtė duke punuar nė sjellje nė vend dhe deportim tė gjithsej 53 personave, tė cilėt akuzohen pėr vepra tė ndryshme penale. Deri mė tani janė realizuar 46 lėndė ekstradimi, ndėrsa prej ministrisė kanė njoftuar se nė procedurė e sipėr ėshtė realizimi edhe i gjashtė lėndėve tė tjera.
"Ekstradimi ėshtė punė e ndėrlikuar dhe kėrkon kohė, por me anė tė marrėveshjeve bilaterale midis Maqedonisė dhe shteteve tė tjera, deri mė tani janė arritur tė ekstradohen 45 persona, qė kanė kryer vepra penale", thonė nė Ministrinė e Drejtėsisė.
Nė Maqedoni, nga liria janė privuar 7 shtetas tė huaj, tė cilėt janė kėrkuar me flet-arreste ndėrkombėtare dhe pėr to ėshtė kėrkuar ekstradim.
Vetėm gjatė vitit tė kaluar, Ministra e Drejtėsisė arriti tė kthejė nė vend disa emra tė njohur tė krimit, siē janė Metodija Smilenski, Stanisllava Ēoēorovska-Poletan dhe Zaim Alili, tė cilėt kėrkoheshin pėr keqpėrdorime tė mėdha financiare, kontrabandė me drogė dhe vrasje. Nė fillim tė kėtij viti ėshtė arritur tė realizohet edhe njė tjetėr ekstradim. Mė 18 janar, rreth mesnatės policia gjermane ka kthyer nė vend 36 vjeēarin, Zylqefli Alija, nga fshati Radiovcė i Tetovės, i cili nga gjykata vendase ėshtė kėrkuar pėr armėmbajtje pa leje dhe tregti me armė, vepėr pėr tė cilėn ka qenė i dėnuar me tre vjet e nėntė muaj heqje lirie.
Ndryshe, pėrveē procedurės sė ndėrlikuar, pėr realizim tė ekstradimeve tė larta janė edhe harxhimet qė bėhen gjatė transferimit tė personave tė burgosur, nga njėri shtet nė tjetrin. Gjatė vitit 2006, vetėm pėr bileta pėr procedurat ekstraduese, prej buxhetit tė shtetit janė harxhuar mbi 1 milion e 500 mijė denarė. Pėr pagesa ditore janė harxhuar 150 mijė, ndėrsa mbi 165 mijė denarė janė harxhuar pėr fjetje tė funksionarėve. Pra, pėr 40 ekstradimet e realizuara gjatė atij viti, prej buxhetit tė shtetit janė harxhuar rreth 1 milion e 900 mijė denarė, duke mos i llogaritur shpenzimet pėr pėrkthim tė materialeve dhe postė.

Ramajt akoma nuk ekstradohen
Edhe pėrkundėr Protokollit midis Maqedonisė dhe UNMIK-ut pėr ekstradim tė burgosurve kosovarėve qė janė nė Maqedoni, akoma njė gjė e tillė nuk ka ndodhur. Nė burgjet e Maqedonisė dėnime tė ndryshme vuajnė pėrafėrsisht 15 shtetas tė Kosovės. Mes tyre janė edhe kushėrinjtė Bedri dhe Nexhdet Ramaj, tė cilėt pėrkundėr asaj se disa herė kanė parashtruar kėrkesė pėr ekstradim nė Kosovė, ata vazhdojnė tė "jetojnė" nė Idrizovė. Ministria e Drejtėsisė ka thėnė se kėrkesė konkrete nuk ka nga UNMIK-u, ashtu siē Maqedonia bėri nė rastin e Zaim Halilit, nga fshati Vaksincė e Kumanovės. Zyrtarė tė kėsaj ministrie nuk kanė dashur tė komentojnė mė tepėr rastin e Ramajve, duke theksuar se "ndoshta drejtoria e burgut nuk e ka dorėzuar kėrkesėn e tyre pėr ekstradim".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://start.go-forum.net
 
53 persona presin ekstradimin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush ėshtė vajza tė cilėn nė 19:30 e presin nė "randez-vous" mbi tre milionė shqiptarė!
» KOMUNIKAT PER MEDIA:Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ne Prizren,ne bashkpunim me OJQ-te,pengojne ne Zhvillimin e Turizmit!
» Milaim Zeka: Kėta persona do tė akuzohen nga Gjykata Speciale
» Shqiptarėt qe po i mirėpresin refugjatėt nė Austri (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione & Diskutime te ndryshme :: Lajme Ditore-
Kėrce tek: