ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 "Kokėkuqja" F2008, pėr tė mbrojtur titullin!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: "Kokėkuqja" F2008, pėr tė mbrojtur titullin!   Fri Jan 11, 2008 4:32 pm

F2008 ėshtė makina e Ferrarit, e cila do tė mundohet tė pėrsėrisė mė 2008‑n mrekullinė qė bėri sezonin e kaluar

Janė zbuluar, mė nė fund, karakteristikat e Ferrarit tė ri. Ai quhet F2008 dhe ėshtė makina e 58‑tė e Ferrarit, e cila do tė mundohet tė pėrsėrisė mė 2008‑n atė mrekulli qė bėri sezonin e kaluar. Kjo makinė ėshtė ndėrtuar nė bazė tė rregullores sė re, ku nė mėnyrė tė vaēantė bien nė sy reduktimet e ndihmesave elektronike. Nė ceremoninė e prezantimit padyshim kanė qenė tė pranishėm edhe dy pilotėt. Kampioni i botės nė fu*** Kimi Raikonen, e ka komentuar i pari makinėn e re: "Ka shumė tė reja nė kėtė makinė. Pjesa e pilotit ėshtė ngushtuar disi, nė bazė tė rregullores sė re dhe, pėr mė shumė, mund tė them se kjo makinė do tė jetė mė e vėshtirė pėr t'u pilotuar nė pistė tė lagur. Me pak fjalė, tė gjithė pilotėt duhet ta ndryshojnė stilin e pilotimit. Ne jemi gati dhe me Masėn gjėrat shkojnė shumė mirė". Kėtė gjė e ka konfirmuar edhe vetė piloti brazilian. "Pėr skuadrėn kjo ėshtė njėsoj sikur lind njė fėmijė. Tani na duhet tė punojmė shumė qė ky "fėmijė" tė rritet dhe shumė shpejt tė na japė mundėsi qė tė fitojmė deri nė fund tė sezonit." Me tė njėjtin padurim e pret edhe Raikoneni kėtė makinė pėr ta provuar. "Nuk ndihem mė i fortė se njė vit mė parė," thotė finlandezi, i cili nė vitin 2007 u shpall kampion bote nė garėn e fundit nė Interlagos tė Brazilit. Me makinėn e re F2008 skuadra Ferrari do tė pėrpiqet sėrish t'i fitojė tė dy titujt kampionė, pėr pilotė dhe konstruktorė. "Fakti qė ia dolėm mbanė, pėr ta fituar titullin vitin e kaluar, mė jep mė shumė besim dhe, nė tė njėjtėn kohė, ma shton guximin pėr ta provuar tė njėjtėn gjė edhe kėtė sezon. Gjithsesi, tė gjitha kėto gjėra nuk mė bėjnė tė ndihem mė i fortė." Makina e re F2008 ėshtė parė nė pistė pėrpara janarit. Mė entuziasti pėr kėtė makinė, mesa duket, ėshtė braziliani Felipe Masa. "Nuk kam ende fėmijė, por tani qė e shoh kėtė makinė mė ngjan sikur ka lindur njė "fėmijė". Braziliani, i cili ka kontribuar shumė nė fitimin e titullit kampion tė Kimi Raikonen dhe tė skuadrės pėr titullin pėr konstruktorė, kėtė sezon ka shumė ambicie tė mėdha. "Kjo ėshtė njė ditė e vaēantė pėr tė gjithė ne, por kėtė "fėmijė" tė sapolindur duhet tė pėrpiqemi ta rrisim sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Sezoni 2008 do tė varet shumė nga ky "fėmijė", ka pėrfunduar Felipe Masa.



Janė tė shumta limitimet nė pjesėt elektronike, nė tė gjitha makinat e sezonit tė ri 2008

Ferrari i ri, mė pak elektronik dhe mė i thjeshtė

Janė tė shumta tė rejat e Ferrarit qė ka debutuar dje nė Fiorano. Mes tyre, ai qė tė bie mė shumė nė sy ėshtė timoni i ri, i ndryshėm nga ai i vitit tė kaluar, mė i thjeshtėzuar. Nė tė vėrtetė, sezoni 2008 ėshtė disi mė i tkurrur, pėrsa i pėrket elektronikės; rregullorja e sezonit tė ri ka lėnė jashtė disa sisteme tė tilla. Ndėr pjesėt e reja ėshtė centralina e makinės, e cila do tė jetė e pėrbashkėt pėr tė gjitha sistemet e saj, e qė duket si njė hap prapa, por, gjithsesi, ėshtė diēka e njėjtė pėr tė gjithė. Pra, janė tė shumta limitimet e komandave elektronike. Nė kėtė mėnyrė, ėshtė mbyllur edhe kapitulli i nisjeve tė makinave nė mėnyrė automatike, ashtu si edhe sistemi i kontrollimit tė trajektores nė kthesa tė ndryshme. Tashmė del mė shumė nė pah aftėsia e pilotėve.

Gabimet - Eshtė hequr gjithashtu edhe kontrolli elektronik i gazit. Tashmė pilotėt duhet tė jenė mė tė kujdesshėm, kur shtypin pedalen, pasi gjithēka do tė ushtrohet nga forca qė ushtrojnė ata vetė. Heqja e kėtyre sistemeve ndihmuese i ka dhėnė menjėherė shenjat; qė nė testimet e para janė parė gabime tė shumta tė pilotėve, tė cilėt kanė dalė jashtė piste. Pra, kėto makina tė reja janė projektuar qė pilotėt ta kenė mė shumė nėn kontroll nga ana mekanike, dhe jo elektronike. Do tė jenė vetė pilotėt ata qė do tė pėrcaktojnė edhe korsėn e gazit. Nė kohėn e Senės dhe Mansellit sistemet elektronike ishin tė pakta dhe mė pak tė sofistikuara. Edhe atėherė ata bėnin zgjedhje tė ndryshme, pra, dikush mbante njė pedale me kors tė gjatė dhe dikush me kors tė shkurtėr. Pedalja me kors tė shkurtėr mund tė pėrdoret nė mėnyrė mė brutale.

Thjeshtėzimet - Qė nė provat e para ra nė sy thjeshtėzimi i timonit tė tė gjitha makinave. Ndėr timonėt mė tė ndryshėm binte nė sy ai i Ferrarit, i cili, pėrveē 24 butonave ka nė qendėr njė ekran tė vogėl. Por ky timon do tė ndryshohet sėrish pas testimeve qė do tė zhvillohen nė vazhdimėsi. Kur shihet, ajo qė tė bie nė sy ėshtė ndryshimi i formės. Gjithashtu, ka edhe disa drita "spiun", tė cilat sinjalizojnė momentin e ndryshimit tė marsheve. Nė ekranin nė qendėr tregohet marshi qė ėshtė edhe sinjalizimi i flamujve, qė mund tė jenė duke u valėvitur nė pistė.

Reduktimet - Dy butona tė mėdhej nė qendėr janė reduktuar nė njė, qė do tė jetė pėr tė kontrolluar gjendjen e makinės me ekranin nė qendėr. Janė eliminuar edhe dy leva, tė cilat bėnin kontrollin automatik tė diferencialit nė kthesa tė ndryshme, ku zgjidhej edhe njė trajektore ideale. Tashmė kanė mbetur vetėm tri leva; nė krahun e dorės sė majtė kontrollohet pjesėrish diferenciali pėr hyrjen dhe daljen e kthesės. Nė krahun e dorės sė djathtė vazhdojnė tė qėndrojnė butonat e kontrollimit tė regjimeve tė motorit, karburantit dhe tė grafikėve tė ndryshėm. Vazhdojnė tė qėndorjnė gjithashtu disa komanda-bazė pėr kontrollimin dhe komunikimin e radios, pėr shpejtėsinė nė bokse dhe pėr pirjen e lėngjeve gjatė garės.

Gomat - Nė qendėr, nė ekran, shfaqet edhe njė opsion pėr gomat, qė tregon presionin e tyre, si dhe mėnyrėn se si duhen ndryshuar marshet, qė tė mos konsumohen shumė gomat.



Tė dhėnat teknike

Shasia: Prej fibrash karboni

Kambio: Gjysmautomatike dhe kontroll elektronik

Nr i marsheve: 7 + indietro (marshi mbrapa)

Frenat: Disk karboni me fletė

Amortizimi: Me amortizatorė tė pavarur

Pesha: 605 kg. (me ujin, vajin dhe pilotin)

Disqet: BBS 13

Motori

Tipi: 056

Nr. i cilindrave: 8

Blloku: prej alumini dhe me kėnd 90 gradė

Nr. i valvolave: 32

Distributori: Pneumatik

Kubikėt: 2 398 cm3

Diametri i cilindrit: 98 mm

Pesha e motorit: 95 kg

Elektronika: Magneti Marelli

Injeksioni: Statik Magneti Marelli

Karburanti: Shell V‑Power

Vaji: Shell
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://start.go-forum.net
 
"Kokėkuqja" F2008, pėr tė mbrojtur titullin!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» POEZI NGA GRIGOR JOVANI TE ZGJEDHURA NGA "SOFRA POETIKE"
» Shkelzen Gashi: Isa Mulaj: Biografia "e paautorizuar" e disidentit tė pamposhtur dhe tė "xekrravt"
» Urim Gjata: Interviste me Drejtorin e Gazetes "Imazhi Shqiptar" Dr. Astrit Memia
» Mafia shqiptare po zėvendėson "Cosa Nostra"-n
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisė"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Formula 1-
Kėrce tek: