ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Zbulohen "shigjetat e argjendta" McLaren pėr sezon

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Zbulohen "shigjetat e argjendta" McLaren pėr sezon   Fri Jan 11, 2008 4:30 pm

Pasi ėshtė montuar nė qendrėn e McLarenit nė Angli, ceremonia ėshtė zhvilluar nė Shtutgart tė Gjermanisė
Nė ditėn e 23‑vjetorit tė Ljuis Hamilton ėshtė prezantuar makina e re e skuadrės McLaren‑Mercedes, MP4‑23. Prezantimi i "shigjetave tė argjendta" ėshtė bėrė nė qendrėn e Mercedes‑it nė Shtutgart. Kjo makinė e re e McLarenit prezantohet vetėm 24 orė pas prezantimit tė Ferrarit. Montimi i makinės ėshtė bėrė i gjithi nė qendrėn e kėsaj skuadre nė Uoking tė Anglisė, ndėrkohė qė mė pas ajo ėshtė transportuar rreth 100 kilometra nė Gjermani. Pėrpara rreth 400 gazetarėve, numri 1 i McLarneit, Ron Denis, ka folur pėr ndryshimet e reja nė kėtė makinė. "Ēdo pjesėtar i skuadrės Mercedes ka punuar shumė, pėr ta ēuar nė fund tė gjithė kėtė projekt, si dhe pėr tė nxjerrė nė pistė makinėn e re me emrin MP4‑23. Do ta kemi gjithė kohėn e duhur pėr ta testuar, dhe mė pas pėr tė fluturuar deri nė Australi. Objektivi ynė pėr vitin 2008 ėshtė t'i fitojmė tė dy titujt kampionė," ka deklaruar Ron Denis. Makina e re e skuadrės nga Uokingu do tė dalė sot nė pistėn e Jerezit nė Spanjė pėr herė tė parė. Pamja e jashtme e makinės ėshtė dizenjuar qė nė nėntor tė vitit 2006, ndėrkohė qė testimet e tjera nė galeritė tė erės janė bėrė qė nė maj tė vitit 2007. Montimi i makinės ka filluar tė bėhet nė dhjetor dhe ka pėrfunduar nė janar. Pėr kėtė proces pune kanė punuar 150 inxhinierė tė ndryshėm dhe projektues. Makina e re MP4‑23 ėshtė njė evolucion i makinės MP4‑22, por nė pamje tė parė nuk ka shumė ndryshime tė mėdha. "Qė nga dita e sotme dhe deri nė garėn e fundit, kjo makinė do tė pėsojė ndryshime tė mėdha nė sektorin e aerodinamikės dhe nė pjesė tė ndryshme teknike," ka shtuar Ron Denis. Ndėrkohė, paraqitja e makinės sė re MP4‑23 ngjan mė shumė me stilin gjerman. Pra, njė "shigjetė e argjendtė" e vėrtetė, si Mercedesėt e epokės. Ngjyra e argjendtė ėshtė dominuese, por ka edhe disa pjesė tė vogla tė kuqe, qė kanė lidhje me sponsorin. Pjesa e "hundės" sė makinė ėshtė disi mė e gjatė, nė krahasim me makinėn e vitit tė kaluar, dhe nė pjesėt anėsore do tė jetė disi mė e fryrė. Kambio do tė jetė krejtėsisht e re e me fibra karboni.



Martin Uitmarsh: Jemi shumė optimistė!

Ndėrkohė, drejtori teknik i McLarenit, Martin Uitmarsh, ka deklaruar: "Pėrmirėsimi dhe krijimi i makinės MP4‑23 ka filluar 10 muaj mė parė nė Uoking, Briksuorth dhe nė Shtutgart. Tė gjtihė kanė punuar shumė javėt e fundit, sidomos nė periudhėn e dhjetorit, pėr ta bėrė tė mundur prezantimin e makinės nė kėtė ditė. Nuk duhet tė lėmė pa pėrmendur kėtu se kemi pasur ndihmesė tė madhe nga partnerėt tanė teknologjikė. Nė bazė tė tė dhėnave qė kemi marrė nga simulatorėt, mund tė them se jemi shumė optimistė pėr makinėn e re MP4‑23, ndaj dua tė shtoj se kjo ėshtė njė makinė mė e mirė se paraardhėsja. Padyshim qė do tė vazhdojmė ta pėrmirėsojmė kėtė makinė, deri nė garėn e parė tė Australisė, dhe mė pas do tė shohim se deri nė ēfarė niveli kemi arritur. Nga dita e prezantimit deri te gara e parė kemi 68 ditė afat, pėr ta pėrmirėsuar sa mė shumė makinėn," ka pėrfunduar Uitmarsh.


Ditėn e 23‑vjetorit tė pilotit britanik "ka lindur" edhe makina e re e skuadrės anglo‑gjermane

Hamilton feston ditėlindjen me McLarenin e ri

Ljuis Hamilton nuk mund ta festonte mė mirė se kaq ditėlindjen e tij. Piloti britanik i McLarenit i ka shuar 23 qirinjtė pikėrisht dje, nė ditėn e prezantimit tė makinės sė re McLaren, MP4‑23. Me kėtė makinė ai do tė pėrpiqet ta fitojė titullin kampion, qė nuk arriti ta fitonte sezonin e kaluar. "Makina e re Mp4‑23 ėshtė dhurata mė e bukur qė mė ėshtė bėrė pėr ditėlindjen. Ta shohėsh makinėn e re tė sezonit 2008 nė njė mjedis kaq tė mrekullueshėm, sa mjedisi i muzeut tė Mercedesit, e bėn kėtė ditė akoma edhe mė tė paharruar. Tri javėt e fundit kam qėndruar pushim, pėr t'u ēlodhur me familjen time dhe me miqtė. Nė tė njėjtėn kohė edhe jam stėrvitur," ka deklaruar Hamilton. Unė e di se sa shumė ėshtė punuar nė Uoking, Briksuorth dhe nė Shtutgart. Kjo ėshtė njė makinė shumė e bukur. Inxhinieri im i garės mė ka thėnė se janė dashur

14 000 orė pune pėr tė prodhuar njė makinė tė tillė pėr kėtė ditė. Ditėn e enjte unė do ta provoj pėr herė tė parė. Do tė jetė njė moment impenjativ pėr mua dhe Heikin, i cili kėtė sezon do tė jetė shoku im i ri i skuadrės," ka shtuar mė tej britaniku. Ajo e djeshmja ka qenė ditė e vaēantė edhe pėr pilotin tjetėr tė McLarenit, Heiki Kovalainen, i cili ėshtė paraqitur nė daljen e parė zyrtare me McLarenin. Finlandezi shpreson qė tė paraqitet edhe mė mirė mė 2008‑n, falė eksperiencės qė ka grumbulluar nga sezoni 2007. "Kjo ėshtė veprimtaria ime e parė si pilot zyrtar i McLarenit. Pasi jam bashkuar me kėtė skuadėr, mė 14 dhjetor, kam kaluar pak kohė nė qendrėn e teknologjisė sė McLarenit, pėr t'i njohur nga afėr tė gjithė inxhinierėt qė do tė kem nė sezonin e ri. Dua tė shtoj, gjithashtu, se ėshtė diēka fantastike tė jesh i pranishėm nė muzeun e Mercedesit, ku kam takuar njė pjesė tė madhe tė punonjėsve tė kėsaj firme gjermane. Gjithashtu, kam takuar shumė personazhe VIP, si dhe pjesėtarė tė medieve. Vitin e kaluar kam mėsuar shumė. Shpresoj t'i shfrytėzoj njohuritė qė kam marrė pėr vitin 2008. Pres me padurim qė tė filloj e tė jap kontributin tim pėr kėtė skuadėr. Nga fundi i kėsaj jave do tė zhvilloj testimet e para me kėtė makinė, pėrpara se tė shkojmė nė Melburn. Pėr mua ky ėshtė njė moment shumė emocionues, pasi tani jam pilot i skuadrės McLaren," e ka pėrfunduar deklaratėn e tij Heiki Kovalainen.


Skeda teknike

Shasia: MP4‑23, prodhur nga McLaren‑i

Kambio: Gjysmautomatike, 7 marshe

Amortizatorėt: Koni

Pesha: 605 kilogramė

Sistemi ftohjes: Ujė/Vaj

Frenat: Disqe karboni

Vaji: Mobil 1

Karburanti: Mobil 1

Disqet: Enkei

Gomat: Bridgestone

Motori: Mercedes V8 FO 108T ‑ 90°

Kubik: 2 400 cc

Blloku i motorit: Alumin

Blloku i cilindrave: Alumin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://start.go-forum.net
 
Zbulohen "shigjetat e argjendta" McLaren pėr sezon
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Minella Gjoni:"KAPETANATA E BREGDETIT" Mėsues i Merituar Minella Gjoni
» Nderoi Jete sot ne VIENE Austri "Mesuesi i Merituar" SPIRO SOKRAT. JOVANI
» Me manifestimin "Ora Pėrkujtimore" u shėnua 10-vjetori i masakrės sė Reēakut
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisė"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"
» (STUDIMI MONOGRAFIK "ETNOS NĖ EPOS" NGA SHABAN SINANI)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Formula 1-
Kėrce tek: