ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Ēka po ndodh nė Akademinė Kosovare pėr Siguri Publike, Arsim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Ēka po ndodh nė Akademinė Kosovare pėr Siguri Publike, Arsim   Fri Jan 11, 2008 4:26 pm

Eksperimenti ‘Bennett’ vazhdon

Vetėm kur tė konstituohet Ministria e Punėve tė Brendshme mund tė fillojė pagesa e punonjėsve tė Akademisė pėr Siguri Publike. Momentalisht OSBE-ja i ka gjetur hua. Ndryshe Akademia, e cila merret me trajnimet e specializuara, nuk do tė menaxhohet nga Ministria e Brendshme, por nga Bordi i Kosovės pėr standardet e sigurisė publike dhe tė arsimit, sipas projektit Bennett

SEBAHATE SHALA

Prishtinė, 7 mars - Punonjėsit e Akademisė pėr Siguri Publike nė Vushtrri nuk i kanė marrė pagat e shkurtit, pėr shkak se ky institucion ende nuk figuron nė regjistrin e agjencive buxhetore nė Ministrinė e Shėrbimeve Publike.
OSBE-ja ėshtė detyruar tė japė para hua pėr t’i paguar kėta punonjės, tė cilėt nė bazė tė njė marrėveshjeje me tė obligohen t’i kthejnė ato (paratė) brenda tri ditėve.
“Ministria e Shėrbimeve Publike nuk ka dashur tė japė mjete, sepse ėshtė arsyetuar se jemi punėsuar pa konkurs. Ne i kemi marrė pagat nga OSBE-ja tė premten e kaluar dhe duhet t’i kthejmė ato, pasi t’i marrim nga ministria”, shkruajnė nė njė letėr punonjėsit e Akademisė.
Ministri nė dorėheqje i Ekonomisė dhe Financave, Haki Shatri, fajin pėr kėtė ia hedh Ministrisė sė Shėrbimeve Publike. Pėr 200 punonjės qė ėshtė menduar tė punojnė nė Akademinė pėr Siguri Publike, Shatri tha se janė ndarė mjetet, por ende nuk ėshtė bėrė shpėrndarja e tyre, sepse MSHP-ja, respektivisht Departamenti i Personelit merret me kėtė ēėshtje.
“Gjithashtu, pa u konstituuar Ministria e Punėve tė Brendshme nuk mund tė flitet pėr buxhetin e kėsaj akademie. Me siguri se punonjėsit kanė insistuar tė marrin njė lloj avansi, qė mė pas t’i kthejnė”.
Shatri thotė se janė ndarė mjete pėr kėtė institucion, mirėpo nė ueb-faqen e Buxhetit, pėrpos Shkollės Policore, e cila pėr kėtė vit ka marrė 1.961.000 euro, nuk figuron emri i ndonjė institucioni tjetėr.
Ndėrkohė, sipas zėdhėnėsit tė MSHP-sė, Avdullah Bytyēi, kėta punonjės duhet t’i ndjekin procedurat, t’i plotėsojnė formularėt, e pas kėsaj t’i marrin pagat. Por, kjo do tė ndodhė mė vonė.
Punonjėsit ndėrkaq vazhdojnė tė flasin pėr parregullsitė qė po ndodhin si pasojė e tranzicionit. Ata nuk dinė asgjė pėr buxhetin e Akademisė dhe kush e menaxhon atė, pasi zyrtarėt u thonė se gjysma e buxhetit financohet nga Qeveria, ndėrsa gjysma tjetėr nga OSBE-ja.
Njėri ndėr punonjėsit qė mban pozitė tė lartė ankohet se nuk mund tė lėshojė kurrfarė dokumenti, qė e obligon puna, sepse Akademia ende nuk ka vendim pėr punė, e as vulė. Kritikat mė tė mėdha vijnė nė adresė tė z/drejtorit vendor, Lulzim Fushtica, i cili, sipas tyre, e ka pėrkrahur me tė gjitha forcat e tij kėtė ‘tranzicion’, por qė nuk i ka informuar punėtorėt, e as opinioni publik se ēka nė realitet po i pėrgatitet sė ardhmes sė kėsaj shkolle.
“Ai ka konkurruar nė PTK pėr tė gjetur punė, sepse, si duket, punėt nuk po shkojnė ashtu siē e kanė paraparė. Vetė e ka krijuar kėtė lėmsh, edhe tash po kėqyrė me ik prej shkollės”, thotė njėri nga punonjėsit.
Arif Emini (51), nga Prishtina, i cili ka punuar si pėrkthyes nė Shkollėn Policore deri mė 31 dhjetor, e akuzon Fushticėn se ish-pėrkthyesve tė UNMIK-ut dhe OSBE-sė u ka ofruar punė me mėditje nga 60 euro.
“Ndėrsa mua qė kam pasur pėrvojė gjashtėvjeēare, mė ka refuzuar”.
Por, Fushtica, qė kritikohet pėr pėrkrahjen e tranzicionit, nuk dėshiron t’u pėrgjigjet kėtyre kritikave tė nivelit tė ulėt, siē i quan ai.
“Edhe unė kam qenė punonjės i OSBE-sė nė Shkollėn Policore dhe kam kaluar nė Akademi, sepse ėshtė institucion vendor. Jam shėrbyes civil dhe paguhem nga Buxheti i Kosovės. Ėshtė e vėrtetė qė kam konkurruar nė PTK nė nėntor, por para se tė bėhem zv/drejtor”.
Fushtica tha se ėshtė transparent dhe pėrgjegjės, por pėr arsye subjektive dhe objektive njėherė pėr njėherė nuk ėshtė i autorizuar tė flasė pėr kėtė ēėshtje nga menexhmenti i shkollės.
Ndėrkohė qė parregullsitė vazhdojnė, Akademia ka dy muaj qė punon pa mjek, tė cilin Shkolla Policore e kishte pėr gjashtė vjet.
“Paramendojeni nėse ndodh ndonjė lėndim apo sėmundje akute ēfarė mund tė ndodhė, pasi qė kadetėt u nėnshtrohen ushtrimeve fizike dhe taktikave tė ndryshme pėr ēdo ditė”, pyet njė zyrtar.
Kėta punonjės, tė cilėt janė bartur nga Shkolla Policore te Akademia, e kanė tė paqartė nėse vetėm shkollės i ėshtė ndėrruar emri, apo ėshtė krijuar njė institucion i ri - Akademia pėr Siguri Publike, e cila merret me trajnimet e specializuara, kurse shkolla me trajnimet bazė. Steve Bennet nė njė intervistė pėr “Lajm”, mė 1 dhjetor, kishte sqaruar se Shkolla Policore ėshtė njė institucion i veēantė, ndėrsa Akademia njė tjetėr. Kėshtu thotė edhe Lulzim Fushtica.

Sipas Nenit 8.4 tė Rregullores 2005/54 mbi Parimet Udhėheqėse tė SHPK-sė, Bordi e menaxhon Akademinė Arsimore pėr Siguri Publike dhe Zhvillim nė Kosovė (mė tutje AASPZHK), aktualisht Shkolla Policore e OSBE-sė nė Vushtrri. AASPZHK-ja do tė jetė vendi kryesor pėr aftėsimet themelore dhe tė specializuara pėr policinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Ēka po ndodh nė Akademinė Kosovare pėr Siguri Publike, Arsim
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fadil Demaku: Demokracia primitive kosovare; O loptė e mia ma t'mirat n'katun
» Tregime nga gratė shqiptare
» Flori Bruqi: Ikona e gazetarisė kosovare, Ramiz Kelmendi
» Kumbimi i kėmbanave ndodh qė vonon,Intervistė me shkrimtarin e poetin Thani Naqo,Bisedoi:Raimonda Moisiu
» Agron Shanbani:SFIDAT DHE UDHĖKRYQET E SHTETIT DHE TĖ SHOQĖRISĖ KOSOVARE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Formula 1-
Kėrce tek: