ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Maqedonasja masakron burrin e saj gjerman

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Maqedonasja masakron burrin e saj gjerman   Wed Jan 09, 2008 11:19 am



Berlin, 8 janar - Ka vrarė tė shoqin dhe ėshtė liruar prej tij duke e bėrė copa e mė pas e ka hedhur nė ujė. Njė grua maqedonase, qė deri disa ditė mė parė ishte rezidente nė Dyseldorf tė Gjermanisė, ėshtė shpallur nė kėrkim nga policia pasi mbi tė rėndon akuza e vrasjes.
Burri, njė taksist 58-vjeēar gjerman dhe qė peshonte 100 kilogramė ėshtė zhdukur 3 javė mė parė. Dyshimet janė pėrqendruar menjėherė tek 52-vjeēarja, pasi siē shkruan shtypi gjerman, vetė gruaja u ėshtė shprehur fėmijėve se e ka "hedhur" trupin e tė atit tė tyre nė banjė. Policia ka ngritur dyshimin se njė pjesė e trupit tė viktimės ėshtė hedhur nė koshat e plehrave nė Berlin, ku ēifti kohėt e fundit kishte jetuar. Disa fqinjė tė ēiftit, sipas tė cilėve bashkėshortėt urreheshin, kanė treguar se kanė dėgjuar shkarkimin e ujit tė banjės disa herė gjatė natės sė zhdukjes sė burrit.
Nga ana e saj, policia hetimore ka vėnė re qė xhamat e dritareve tė shtėpisė janė larė dhe lyer sė fundmi, por gjithsesi analizat kanė treguar shenja gjaku nė muret e dhomės sė ndenjes, tė korridorit dhe tė banjės. Gruaja, qė me sa duket ka ardhur nė Maqedoni, ka kėrkuar disa herė tė vrasė tė shoqin nė tė shkuarėn, tė paktėn nė njė rast me helm dhe nė njė tjetėr duke tentuar ta vrasė me thikė. Policia ėshtė shprehur e habitur, qė burri nuk ka denoncuar asnjėherė tentativat pėr vrasje nga e shoqja.
"Jemi duke hetuar se ku mund tė gjendet maqedonasja qė vrau brutalisht burrin e saj. Kemi informacione se tanimė ajo gjendet nė vendlindjen e saj, megjithėse jemi nė kontakte tė vazhdueshme me kolegėt tanė nga Shkupi", ka thėnė shefi i policisė nė Berlin, sipas tė cilit, po hetohet edhe arsyeja pse ajo ka kryer njė vepėr tė tillė. Ndėrkohė, nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme akoma nuk ka ndonjė informatė konkrete se kush mund tė jetė maqedonasja qė ka masakruar burrin e saj gjerman, ndėrsa zyrtarė tė kėsaj ministrie janė shprehur se do tė ndihmojnė nė ēfarė do rasti hetimet e policisė sė Berlinit pėr tė zbardhur deri nė fund krimin nė fjalė. (R.K)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Maqedonasja masakron burrin e saj gjerman
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muharrem Sfarqa:Atje ku afaristėt gjerman lavdėrojnė shqiptarėt
» Shqiptarja braktisė burrin dhe dy vajzat pėr t'iu bashkuar ISIS-it
» Humanisti gjerman Rupert Neudeck: politikanėt e Kosovės janė kriminelė!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione & Diskutime te ndryshme :: Lajme Ditore-
Kėrce tek: