ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Gjykatat komunale nuk pyesin pėr origjinėn e parave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Gjykatat komunale nuk pyesin pėr origjinėn e parave   Fri Jan 11, 2008 4:25 pm

Dyert e hapura pėr shpėlarjen e parave

Gjykatat komunale pėrditė vėrtetojnė kontrata tė ndryshme tė shit-blerjeve, shumė prej tė cilave peshojnė nėn dhjetė mijė euro, duke mos i deklaruar vlerat reale, me qėllim shmangies sė pėrballjes me ligjin. Kėto pazare “tė vogla”, qė mundėsojnė pastrimin e parave tė pista, kanė rėnė nė sytė e organeve tė Prokurorisė sė Kosovės, por asgjė mė shumė. Kryetari i Gjykatės Komunale tė Prishtinės, Nuhi Uka, e pranon se legalizimi i kontratave nėn dhjetė mijė euro ėshtė bėrė dukuri

BETIM MUSLIU & BUJAR DESKU

Prishtinė, 23 maj - Biznesi i shpėlarjes sė parave tė pista nė Kosovė ka kohė qė zhvillohet pothuajse nėpėrmjet njė rruge krejtėsisht legale. Nėse shuma e deponuesit nuk kalon mė shumė se 10 mijė euro, rregullorja pėr pastrimin e parave nuk kėrkon nga ai ta tregojė origjinėn e tyre. E gjithė procedura fillon nė sportelet e gjykatave komunale. Mjafton plotėsimi i njė formulari dhe nga aty tė dilet me kontratė tė vėrtetuar. Shumica e kėtyre kontratave janė “dhjetėmijėshe”, por tė cilat shpesh deklarohen rrejshėm. Kjo bėhet qėllimisht nga kontraktuesit pėr t’i ikur pėrballjes me ligjin dhe pėr t’u bishtnuar proceduarve tjera administrative.
Sipas rregullativės ligjore ekzistuese, pėr secilėn kontratė (kryesisht shit-blerje) tė rėndė qė peshon mbi dhjetė mije euro, qoftė edhe vetėm njė cent mė shumė, kėrkohen dokumente shtesė rreth origjinės sė mjeteve.
Nėse i kalon gjykatat komunale, “sharra” e kėtij biznesi mund tė hasė nė “gozhdė” nė Drejtorinė Kadastrale, ku po ashtu duhet tė ofrohen argumente rreth origjinės sė mjeteve, pasi nė tė kundėrtėn, patundshmėria, si rregull, duhet tė mbetet pa u regjistruar.
Tėrė kėto pazare “tė vogla” tashmė kanė rėnė nė sytė e organeve tė hetuesisė, mirėpo ende nuk ėshtė ndėrmarrė asgjė. E nė Gjykatėn Komunale nė Prishtinė po bėhen pėrditė kėto pazarllėqe. Kėtė e konfirmon edhe vetė kreu i kėsaj gjykate.
“Nė kohėt e fundit ėshtė e pranishme dukuria e legalizimit tė nėnshkrimeve tė palėve kontraktuese nė kontratat e shit-blerjeve, nė tė cilat vlerat e kontratave tė patundshmėrive theksohen tė jenė nėn 10 mijė euro”, thotė pėr “Lajm” Nuhi Uka, kryetar i kėsaj gjykate.
Kėto pazare, sipas informatave qė ka Uka, bėhen pėr shkak se deklarimi i shumave mė tė mėdha u nxjerr telashe palėve nėse duan ta regjistrojnė patundshmėrinė nė Kadastėr.
“Nė shėrbimin e vėrtetimeve nė gjykatė theksojnė se palėt kontraktuese kėtė e bėjnė pėr faktin se po tė deklarohet ēmimi real (mė i lartė), atėherė shėrbimi kadastral nė Komunėn e Prishtinės nuk do t’ua regjistrojė patundshmėrinė nėse ata nuk ofrojnė dėshmi pėr origjinėn e mjeteve financiare”.
Uka mendon se Gjykata Komunale nuk ka tė bėjė fare me “tė zezat” qė mund tė fshihen pas nėnshkrimit tė kėtyre kontratave. “Gjykata Komunale bėn vetėm legalizimin e nėnshkrimit tė kontratave nga palėt kontraktuese. Ndėrsa, pėr sa u pėrket shumave qė kontraktohen, ajo ėshtė ēėshtje qė mbetet nė vullnetin e palėve qė e lidhin lartėsinė e ēmimit tė kontratės”.
Ndėrkohė, burime tė sigurta tė “Lajmit” brenda Prokurorisė Publike tė Kosovės bėjnė tė ditur se kohėt e fundit veē kanė nisur hetimet ndaj personave tė caktuar, tė cilėt nėpėrmjet kėtyre pazareve po e bėjnė kėshtu edhe pastrimin e parave tė pista.
“Ka kohė qė kemi hetuar parregullsi nė kėtė drejtim. Me qindra kontrata bėhen nė gjykatat komunale dhe atė shumica tė deklaruara nėn dhjetė mijė euro. Kjo bėhet qėllimisht pėr t’u ikur tė gjitha formave qė ēojnė te zbulimi i origjinės sė vėrtetė tė parave”, thotė me kusht anonimiteti njė burim i lartė nė Prokurorinė e Kosovės. Sipas tij, pėr ta ndaluar kėtė dukuri tė rrezikshme, deri mė tash s’kanė bėrė pothuajse asgjė organet pėrgjegjėse, pėrfshirė kėtu edhe Prokurorinė.
“Thėnė tė drejtėn, na ka zėnė gjumi nė kėtė drejtim. Jemi dėshmitarė se kjo veprimtari tashmė ėshtė shndėrruar nė dukuri. Ndėrsa, ne dhe organet policore ende s’i kemi hapur sytė dhe nuk kemi vepruar ashtu siē kėrkohet me urgjencė pėr t’i ndalur ato”.

Kadastri pėrplot kontrata tė mangėta

Sabedin Haxhiu, drejtor i Drejtorisė pėr Gjeodezi dhe Kadastėr nė Kuvendin Komunal tė Prishtinės, e mohon ēdo mundėsi qė kjo drejtori tė bėjė regjistrimin e patundshmėrisė pa pajisjen e tėrėsishme tė dokumentacionit qė kėrkohet rreth prejardhjes sė mjeteve financiare.
“Kemi plot kontrata dhe kėrkesa pėr regjistrimin e patundshmėrisė, e tė cilat i ka ‘zėnė gjumi’ nė drejtorinė tonė, pasi deponuesit ende s’i kanė ofruar dėshmitė e nevojshme”.
Haxhiu thotė se asnjė kontratė e tillė nuk do tė regjistrohet. “Duhet respektuar ligji, nė tė kundėrtėn do tė bėja vepėr penale”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Gjykatat komunale nuk pyesin pėr origjinėn e parave
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Formula 1-
Kėrce tek: