ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Bashkėkryesuesi i pengon edhe ministrit tė Administrimit dhe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Bashkėkryesuesi i pengon edhe ministrit tė Administrimit dhe   Fri Jan 11, 2008 4:24 pm

Prishtinė, 16 shkurt - Lutfi Haziri, ministėr i Administrimit tė Pushtetit Lokal, pėr njė ditė ka bėrė dy deklarata paksa tė ndryshme pėr tė njėjtėn ēėshtje.
Nė Prishtinė, Haziri ka thėnė se refuzimi i Jakup Krasniqit qė tė jetė bashkėkryesues i delegacionit sjell konfuzione. “Refuzimi shkakton dilema dhe sjell konfuzione, qė nė kėtė fazė nuk janė tė mirėseardhura pėr Kosovėn”.
Ndėrkaq, nė Pejė, duke e komentuar mospranimin e Krasniqit ministri Haziri tha se Kosovės nuk i nevojiten dy kryesues, kurse formulat pėr ndarjen e pėrgjegjėsive nė dy ose tre persona, sipas tij, janė tė tejkaluara. “Nuk ia vlen qė tė shkojmė nė procese tė kėtilla me dy emra, tė cilėt do tė flasin pėr tė njėjtėn ēėshtje dhe me pėrgjegjėsi tė njėjtė. Njėri nga ne do tė shkonte pėr ‘sy tė zi’, e unė jam ai qė nuk dua tė shkoj nė Vjenė nė kėtė cilėsi”, tha Haziri. Sipas tij, edhe pas refuzimit tė Krasniqit nuk ka asnjė krizė, e cila do t’i rrezikonte parimet e delegacionit kosovar.
Krasniqi, tė mėrkurėn, ka refuzuar qė tė jetė me Hazirin bashkėkryesues i delegacionit qė do tė shkojė nė Vjenė, me arsyetimin se njė gjė e tillė ėshtė e panevojshme. PDK-ja menjėherė pas kėtij refuzimi e ka propozuar Fehmi Mujotėn pėr bashkėkryesues, kandidatura e tė cilit ka mbetur tė miratohet nga Ekipi Negociator.
Gjatė takimit tė radhės sė Grupit Punues pėr standardet III dhe IV, qė kanė tė bėjnė me lirinė e lėvizjes dhe kthimet e qėndrueshme, ministri Haziri tha se Ekipi Negociator i Kosovės ėshtė i vetmi autoritet, i cili mund ta plotėsojė pėrbėrjen e anėtarėve qė do tė marrin pjesė nė takimin e Vjenės dhe porositi qė nė tė ardhmen kėto vendime tė merren qartė, drejt dhe pa formula kompromisi.
Ai tha se ky vit ėshtė vit i statusit tė Kosovės dhe tė gjithė do tė pėrqendrohen nė pėrgatitjet rreth procesit tė pėrmbylljes sė tij, bazuar nė vullnetin e popullit pėr shtet tė pavarur dhe sovran.
“Tė gjitha aktivitetet tjera qė kanė tė bėjnė me standardet, e qė janė edhe kėrkesė e bashkėsisė ndėrkombėtare, i sigurojmė se edhe pas zgjidhjes sė statusit. Kosova do tė vazhdojė nė implementimin e standardeve”.
Ndėrkaq, i propozuari i PDK-sė pėr ta zėvendėsuar Krasniqin, Mujota, nuk ka dashur t’i komentojė fjalėt e ministrit Haziri. Ai ka thėnė se shkuarja si anėtar apo bashkėkryesues i delegacionit kosovar nė Vjenė, “nuk ēon peshė” pėr tė. “Kush dhe nė ēfarė cilėsie do tė shkojė nė Vjenė do tė varet nga Grupi Negociator, e unė do tė pajtohem me vendimin e kėtij grupi”.

GNK-ja miratoi listėn pėrfundimtare pa treguar kush e udhėheq delegacionin

Ekipi Negociator, nė ndėrkohė, tė enjten nė mbrėmje, ka miratuar listėn pėrfundimtare tė Delegacionit qė do ta pėrfaqėsojė Kosovėn nė bisedimet me Delegacionin e Serbisė pėr procesin e reformimit tė pushtetit lokal, i cili do tė zhvillohet mė 20 dhe 21 shkurtit nė Vjenė tė Austrisė.
Muhamet Hamiti, kėshilltar i kryetarit tė Kosovės dhe kryesuesit tė Ekipit Negociator, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se Delegacionit nė pėrbėrjen e tė cilit ishin ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri dhe, Skėnder Hyseni nga Presidenca, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovės, Ylber Hysa nga Partia Reformiste ORA, Sadik Idriz nė emėr tė pakicave dhe koordinatori Blerim Shala, i janė shtuar edhe Fehmi Mujota (i cili zėvendėsoi Jakup Krasniqin qė refuzoi shkuarjen) dhe Ardian Gjini nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės.
Hamiti, ndėrkaq iu shmang pėrgjigjes nėse Ekipi Negociator ka vendosur sėrish qė Delegacioni i Kosovės do tė bashkėkryesohet. “E dini kush e udhėheq”, tha Hamiti, sipas tė cilit, ky ėshtė vendimi i Ekipit Negociator.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Bashkėkryesuesi i pengon edhe ministrit tė Administrimit dhe
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flet Hasan Zeneli, bashkėluftuar i Zahir Pajazitit (5)[/
» Asllan Dibrani: Gjergj Kastriot Skėnderbeu edhe pėr se vdekuri po i tremb armiqtė!
» Kadri Mani: Letėr shoqėrore shokut Binak Ulaj, ish-bashkėpunėtor yni i ilegales
» Urimet pėr Ditėlindjen time!
» Bashkatdhetarėt kanė tejkaluar investimet e bashkėsisė ndėkombėtare nė Kosovė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Formula 1-
Kėrce tek: