ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Papunėsia nė Pejė e shton mėrgimin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Papunėsia nė Pejė e shton mėrgimin   Fri Jan 11, 2008 4:23 pm

Pejė, 19 mars - Tollovi e zakontė si nė ēdo ditė tjetėr pune, nė korridorin e ngushtė e tė errėt tė Shėrbimit civil nė Pejė. Njerėz nė kėmbė, disa tė mbėshtetur rrethojave tė shkallėve, presin radhėn pėr ta dorėzuar dokumentacionin - letrat e shpresės pėr “tokėn e premtuar”. Kėrkesat mė tė shpeshta tė pejanėve u drejtohen zyrave tė huaja ndėrlidhėse, si aplikantė pėr viza, qė do “t’i shpėtonin” nga varfėria. Dy tė rinj pejanė, Bekim Saliaga dhe Pajtim Pasha, thonė se kėtu nuk ka perspektivė pune pėr ta. “Me rastin e parė do ta braktisim Pejėn. Ēka tė bėjmė kėtu, tė vjedhim?”, thotė Bekim Salaga.
“Tė rinjtė e Pejės, madje shumė prej tyre me fakultete, bredhin rrugėve dhe prehje gjejnė nė alkool. Nuk dėshirojmė tė jemi edhe ne tė tillė. Do tė dalim jashtė shumė shpejt. Vizat, fundja, do t’i blejmė’’, thotė Pajtim Pasha. Gjylfidane Sefa, nga Peja, po priste ta marrė konfirmimin nga zyrtari i Shėrbimit Civil pėr vizėn qė i ėshtė lėshuar nga Ambasada e SHBA-ve nė Shkup. “Disa herė mė ėshtė dashur tė shkoj nė Shkup pėr vizė amerikane. Bashkėshorti im nė Amerikė i ka rregulluar tė gjitha dokumentet qė tė mė marrė me vete. Jam gėzuar shumė. Kėtu nuk ka perspektivė pėr tė rinjtė”, thotė ajo.
Nė zyrėn e Agim Ganiqit, zyrtar pėr lėshimin e dokumentit tė gjendjes familjare, pos vitrinės sė mbushur me formularė, edhe dyshemeja e zyrės sė tij ėshtė shndėrruar nė grumbull letrash tė sistemuara, saqė i ngushtojnė hapėsirėn pėr njė komoditet tė duhur pune. “Deri nė vitin 2002 nuk kemi mbajtur ndonjė statistikė tė veēantė pėr kėtė dokument, pėrveē arkivimit tė tyre, meqė numri i qytetarėve qė kėrkonin viza nuk ishte aq i madh”, thotė Ganiqi. Sipas tij, nė vitet pasuese janė shtuar dukshėm kėrkesat pėr dokumentacion pėr t’i rregulluar vizat pėr nė vendet e Perėndimit. “Nė vitin 2002 i kemi shqyrtuar vetėm 611 kėrkesa pėr viza. Nė vitin 2004 kanė aplikuar pėr viza mbi 1800 persona, ndėrsa kėto kėrkesa nė vitin 2004 janė shtuar nė 2800 kėrkesa, pėr tė pasur njė rėnie nė vitin 2005, e cila nė fillim tė kėtij viti ka njė shtim tė kėrkesave pėr viza. Pėr dy muajt e kėtij viti i kemi mbi 400 aplikantė qė kėrkojnė dokumentacion pėrkatės”, thotė Ganiqi. Sipas tij, pjesa mė e madhe e kėrkuesve tė kėtij dokumenti janė tė rinj dhe shkaku kryesor qė i shtyn ata ta lėshojnė vendin ėshtė gjendja e rėndė ekonomike e sociale dhe mosperspektiva e punėsimit nė Pejė.
Sipas shėnimeve tė Gjykatės Komunale nė Pejė, nė vitet e pasluftės janė “shkurorėzuar” afro dymijė ēifte bashkėshortėsh, pjesa mė e madhe e tyre me marrėveshje, si mėnyrė e vetme pėr tė fituar tė drejtėn pėr qėndrim nė ndonjėrin nga shtetet perėndimore. Nė Qendrėn Rajonale tė Punėsimit (QRP) nė Pejė thonė se i kanė tė evidentuar mbi 36.000 punėkėrkues, ndėrsa vetėm nga komuna e Pejės janė tė evidentuar afro 25.000 tė papunė. “Nga rajoni i Pejės 27.340 tė rinj tė papunė tė moshės 18-39 vjet janė tė evidentuar te ne. Numri i tė papunėve, realisht, ėshtė dyfish mė i madh, por njerėzit e kanė humbur shpresėn dhe nuk regjistrohen nė qendėr”, thotė Adem Ukaj, drejtor i QRP-sė nė Pejė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Papunėsia nė Pejė e shton mėrgimin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Tė vrarėt" sipas KiE-sė, jetojnė tė gjallė nė Pejė
» Ftesė pėr pėrurim libri nė Pejė dhe Prishtinė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Formula 1-
Kėrce tek: