ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Trafik vizash nė derėn e konsullatės italiane nė Vlorė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Trafik vizash nė derėn e konsullatės italiane nė Vlorė   Fri Jan 11, 2008 4:22 pm

Vlorė, 12 prill - Mjafton tė pyesėsh qoftė dhe taksistin qė pret nė sheshin “Europa” pėr tė mėsuar se kush janė njerėzit qė menaxhojnė tregun e shėrbimeve tė konsullatės italiane nė Vlorė. As 50 metra larg hyrjes sė saj, tė ashtuquajturit sekserė tė ofrojnė mėnyrėn mė komode tė largimit nga Shqipėria, sigurisht kundrejt shumave tė mėdha tė parave. Procedurat e tejzgjatura qė aplikon konsullata, qoftė edhe pėr plotėsimin e formularėve, duket se kėnaqin sekserėt, tė cilat kanė rritur ndjeshėm ofertat e shėrbimeve. Shėrbime qė normalisht duhet tė kryhen brenda zyrės sė konsullatės.
Juli ėshtė njėri ndėr sekserėt e shumtė qė ndodhen pranė konsullatės italiane nė Vlorė dhe ai tė ofron vizėn italiane. Djali rreth tė 35-ve thotė se vizėn italiane e siguron pėr 15 ditė kundrejt katėr mijė eurove. “Pėr tė filluar procedurat, duhet tė paguani gjysmėn e shumės dhe tė tjerat kur tė merrni vizėn. E vetmja gjė qė duhet tė bėni ėshtė tė paraqiteni pėr vizė, pėr tė tjerat mendojmė ne”, thotė Juli, qė duket sheshit se nuk ka asnjė problem tė ēajė dyert e hekurta tė konsullatės italiane. Po kėshtu, ai shpjegon se ka edhe mėnyra tė tjera pėr tė ikur nga Shqipėria, qė janė mė pak tė kushtueshme. Kjo, sipas tij, do tė ishte sigurimi i njė pasaportė greke pėr tė cilėn paguan vetėm dy mijė euro. Ai shpjegon qė “me kėtė pasaportė false mund tė prekėsh gjithė botėn, mjafton qė tė bėsh njė udhėtim disaditor nė Turqi. Niseni kėtu nė Vlorė, me pasaportėn tuaj, dhe vetėm kur tė shkoni nė Turqi mund tė nxirrni pasaportėn greke. Juli ofron edhe shėrbime tė tjera “konsullore”. Pėr marrjen e njė vule mė shpejt sesa qė rėndom ta caktojnė brenda konsullatės, ēmimi lėviz deri nė 200 euro. Ndėrkaq, pėr afrimin nė kohė tė kėrkesės pėr vizė, ēmimi shkon nga 200, 300 e deri nė 500 euro.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Trafik vizash nė derėn e konsullatės italiane nė Vlorė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjon Neēaj: Familja e Niman Sylės - Derė e njohur e fisit tė Krasniqes
» Vlorė, ekzekutohet me dinamit gjyqtari (video)
» Shqiptarėt kremtojnė jubileun, festime nė Vlorė dhe Tiranė ( Live Tv)
» POEZI NE GJUHEN ITALIANE NGA SUZANA KUQI
» Luan Ēipi: "Lufta e Vlorės" Llakatund

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Formula 1-
Kėrce tek: