ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 “Leket, ose bojkotojme stervitjen!”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: “Leket, ose bojkotojme stervitjen!”   Fri Jan 11, 2008 4:22 pm

Largimi i Devollit nuk eshte i pari, por, mesa duket, nuk do te jete as i fundit. Kjo, pasi, dje, pasi kane mesuar se nuk kane per te marre asgje edhe keto dite, te kuqte kane kercenuar shume rende. “Nese nuk marrim parate, atehere nuk do te dalim ne stervitjen e neserme (sotme)”, kane thene ata njezeri. Nje deklarate e tille vjen pikerisht pas sosjes se durimit nga ana e “demave”, te cilet kane tre muaj pa marre rrogat. Nje “levizje” e tille ka kohe qe vertitet ne klubin e kuq, edhe pse, deri tani, askush nga futbollistet nuk e pranonte nje gje te tille. Por dje, duket se te kuqte kane qene te gjithe ne nje mendje. Pra, sot, nese presidenti Xhani nuk do i shlyeje, apo nuk do u beje qofte edhe nje premtim tjeter, por kete here te vertete, atehere ata, ne shenje proteste, nuk do te dalin ne stervitjen e sotme.

Lika e pranon, por s’ndodh vetem ketu”

Nuk i ka mbetur gje tjeter, vetem te pranoje se Partizani ka probleme te theksuara financiare, trajnerit te Partizanit, Hasan Lika, ne nje interviste, te dhene dje, per te gjitha mediat. Keshtu, ne nje konference te vertete per shtyp, te improvizuar ne ambientet e jashtme te klubit, Lika ka folur per gjithcka dhe i eshte pergjigjur cdo pyetjeje. “Probleme financiare? Po, ka, madje jane te shumta”, ka thene Lika. Megjithate, per teknikun, keto probleme, sipas teknikut, nuk ekzistojne vetem tek Partizani, por gjithandej. “Une jam koshient, se keto lloj problemesh jane gjithandej e, jo vetem tek Partizani ?, ka thene Lika, ? por, nga ana jeter, me duhet te pranoj se tek Partizani bejne me shume buje mediatike se ne cdo klub tjeter, pare edhe emrin qe ka kjo skuader. Une shpresoj qe gjerat qe zgjidhen sa me shpejt dhe ne menyren e duhur. Te gjithe e presim”.

Nuk do te kete merkato

Ndersa, persa i perket merkatos, trajneri Lika ka prere shkurt: “uk do te kete merkato”. Arsyeja? “Nuk ka lojtare te lire, e kam fjalen per lojtaret cilesore, sot ne kampionatin tone, keshtu qe nuk mendoj se kete here do te kete perfocime”, ka thene trajneri.

Te shkojne ne Antalia!

Persa i perket gjashte lojtareve, Shkembit, Dhembit, Osmanit, Bakajt,Muzakes dhe Abilaliajt, te cilet jane ftuar nga trajneri i kombetares Han, ne Antalia te Turqise, Lika ka thene: “Nuk kemi asnje kundershtim. E kemi miratuar kalendarin dhe do t’i lejojme lojtaret te shkojne. Ndryshe rrezikojme gjoba”, ka perfunduar trajneri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://start.go-forum.net
 
“Leket, ose bojkotojme stervitjen!”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Futballi-
Kėrce tek: