ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Auditori nxjerr nė sipėrfaqe dhjetėra keqpėrdorime tė agjenc

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Auditori nxjerr nė sipėrfaqe dhjetėra keqpėrdorime tė agjenc   Fri Jan 11, 2008 4:21 pm

Auditori nuk ka gjetur dėshmi pėr kilometrazhin e makinave, destinacionin, qėllimin e udhėtimit dhe nėnshkrimin e pėrdoruesit. Me procedurė “tė zezė” MTI-ja ka blerė dhjetėra telefona mobilė

BUJAR DESKU

Prishtinė, 29 mars - Pėr shfrytėzimin e makinave zyrtare tė Ministrisė sė Tregtisė nuk ėshtė dashur procedurė e gjatė. Kėtė ka konkluduar Auditori Gjeneral i Kosovės, i cili ka bėrė njė “skanim” tė tė gjitha rrjedhave financiare tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė pėr vitin 2004. Auditimi, i cili ka pėrfunduar nė shkurt tė kėtij viti, ka nxjerrė nė sipėrfaqe dhjetėra shkelje tė rregullave nga agjencitė qeveritare.
Nė fund tė vitit 2004 Ministria kishte18 makina tė llojeve tė ndryshme, por pa asnjė regjistėr adekuat pėr to.
“Gjatė kontrollit janė gjetur formularė tė paplotėsuar pėr kilometrazhin e makinave, destinacionin, qėllimin e udhėtimit dhe nėnshkrimin e pėrdoruesit”-thuhet nė raportin e auditimit.
Pėr tė mundėsuar menaxhim dhe pėrdorim efektiv tė makinave duhet krijuar bazėn e shėnimeve. Ajo do tė pėrbėhej nga njė pėrshkrim i shkurtėr tė llojit, numrit regjistrues, vitit tė prodhimit dhe tė dhėnat e detajuara rreth shėrbimeve dhe mirėmbajtjes sė makinave.
Procedurat Ministria nuk i ka respektuar edhe pėr sigurimin dhe shfrytėzimin e telefonave mobilė. Rreth 30 telefona janė blerė nga i njėjti shitės, por njė nga njė, nė mėnyrė qė t’i shmanget procedurave prokuruese.
“Gjatė rishikimit tė rasteve individuale tė prokurimit ne kemi identifikuar disa mallra tė llojit tė njėjtė qė janė blerė ndaras. Nė vitin 2004 nga i njėjti furnizues janė blerė telefona mobilė, qė konsiderohet aktivitet prokurimi, pasi shuma totale e blerjes sė mallrave e tejkalon kufirin prej 1.250 euro”,thuhet nė dokumentin zyrtar tė auditorit. Sipas tyre, MTI-ja qėllimisht ka shmangur mėnyrėn e drejtė tė prokurimit.
Auditori ka vėrejtur se edhe dinamika e shpenzimeve tė mjeteve financiare nuk ka pasur ritėm tė njėjtė gjatė gjithė muajve tė vitit 2004. Vetėm pėr dy muaj, nė gusht dhe nė dhjetor, janė shfrytėzuar 45.4 pėr qind tė buxhetit, kurse 54,6 pėr qind nė dhjetė muajt e tjerė. Shpenzimet e larta nė gusht janė ndikuar nga prokurimi i veturave nė shumė prej 172,800 euro. Nė dhjetor2004 mė shumė se gjysma e shpenzimeve (57pėr qind) janė bėrė vetėm pėr njė projekt, pėr “Parkun e biznesit” nė Mitrovicė, ku janė investuar 163.686 euro.
Nga raporti vėrehet se auditori ka pasur disa vėrejtje pėr mosrespektimin e procedurave tė prokurimit, meqenėse disa tenderė janė mbyllur vetėm me njė apo dy ofertues. Pastaj data e hapjes sė tenderėve tė publikuar nuk pėrputhet me atė qė ndodhet nė procesverbale. Nė njė rast ėshtė vėrejtur se data e dėftesės pėr mallin e pranuar ėshtė mė e hershme se ajo kur ėshtė nėnshkruar kontrata.
Sipas raportit, MTI-ja me pak pėrjashtime pranon konkludimet e auditorit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Auditori nxjerr nė sipėrfaqe dhjetėra keqpėrdorime tė agjenc
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pėr keqpėrdorime mbyllet Qendra e patentė shofereve
» Beka: Avokati i Popullit po hetohet pėr keqpėrdorime
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e pėrkujtimit tė trembėdhjetėvjetorit tė rėnjes heroike tė Komandantit tė Brigadės 121-"Kumanova" tė UCK-sė, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dėshmorėve tė kėsaj Brigade
» Kush janė dhjetė femrat mė tė pushtetshme nė Kosovė?
» Gazmend Islami:Shefqet Krasniqi keqpėrdorė fenė Islame pėr qėllime tė caktuar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Formula 1-
Kėrce tek: