ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Automobilizėm: Piloti nga Kosova i Formula 3 para ofertave t

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Automobilizėm: Piloti nga Kosova i Formula 3 para ofertave t   Fri Jan 11, 2008 4:21 pm

Pilotit tė vetėm kosovar nė garat profesionale tė automobilizmit, Formula 3, Avni Ropica, pas disa sukseseve tė arritura nė vitet e fundit, i kanė arritur ofertat tė reja nė sportin e automobilizmit.
“Si fėmijė kam ėndėrruar qė njė ditė do tė ngasė automobilat qė kryesisht njihen me emrin Formula”, kujton Ropica, i cili pas njė qėndrimi dyvjeēarė nė Gjermani ka kaluar nė ishullin britanik pėr tė vijuar mėsimet teorike dhe praktike para se tė kalonte tė gjitha testet dhe provimet deri ne Formula 3 tė Ligės Britanike. Nė vitin 2002 ai kaloi nė klubin "Reon Motosport", kur edhe fillon karriera e tij profesioniste. “Me kėtė klub kam filluar garat nė kategorinė Formula Ford 1600/2000. Pastaj kam kaluar nė Formula Palmer Audi. Nga viti 2004 kam filluar tė garoj nė ARP Formula 3 tė kampionatit britanik, ku kam fituar disa gara”, tha ai.
Ai tani ka disa oferta nė tavolinė, por timoni i Formula 3 mund ta drejtojė edhe nė njė kontinent tjetėr.
“Planifikoj qė sivjet tė marr pjesė nė kampionatin aziatik tė Formulės 3. Njė tjetėr ofertė ėshtė, qė tė marr pjesė edhe nė ligėn profesioniste Palmer Audi apo edhe nė kampionatin evropian tė Formulės 1. Nė aspektin profesional, nuk kam kurrfarė vėshtirėsi. Tė vetmin problem qė mund ta kem, ėshtė sponsorimi apo partneriteti me ndonjė kompani. Garat automobilistike nė Formula 3, apo edhe nė kategori tė tjera, duken se janė tė panjohura pėr biznesin tonė shqiptar tė Kosovės, Shqipėrisė apo edhe mė gjerė. Me siguri do tė ishte me interes depėrtimi i kompanive tona nė tregun afarist aziatik dhe nė kėtė evropian. Ne nė klubin tonė (Reon Motosport) kemi plane tė partneritetit me biznesin”, tha Ropica.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Automobilizėm: Piloti nga Kosova i Formula 3 para ofertave t
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova anėtare e FMN,(Fondi Monetar Ndėrkombėtar)
» Vazhdon ikja e shqiptarėve nga Kosova
» Murat Jashari: Kosova drejt humnerės
» Daut demaku:Shenjat para kthesave
» Baki Ymeri: Kadri Mani ėshtė njė ndėr prijėsit e mėdhenj tė Lirisė qė e gėzon Kosova sot

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Formula 1-
Kėrce tek: