ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Fillon tė shembet me tė madhe “kalaja”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Fillon tė shembet me tė madhe “kalaja”   Fri Jan 11, 2008 4:18 pm

Mė nė fund ka filluar tė shembet me tė madhe “kalaja” e ashtuquajtur KB Drita e Gjilanit, ngase vetėm pas dy ndeshjeve tė zhvilluara nė stinorin pranveror, pėrkatėsisht nga dita e diel, kjo skuadėr gjilanase ka mbetur pa kryetarin e deritashėm, Nexhat Ramadani, dhe pa trajnerin e parė tė saj, Bujar Shehu.
Kryetari Ramadani, i pakėnaqur me vendimin e fundit tė Komisionit Arbitrar tė FBK-sė, ka dhėnė dorėheqje tė parevokueshme nga posti i kryetarit tė KB Drita, qė e kishte marrė nė fillim tė kampionatit tė sivjetmė. Trajneri i deritashėm Bujar Shehu ėshtė ndarė miqėsisht me Dritėn, pėr shkak tė ikjes sė sponsorėve tė kėtij klubi.
“Komisioni qė e ka miratuar kėtė vendim nuk e do basketbollin, thjesht jam dėnuar pa kurrfarė argumente. Ky komision nuk i ka marrė pėr bazė faktet e mia dhe deklaratėn e zyrtarit tė Prishtinės, Fahri Breca, por shkurt ka vlerėsuar njėanshėm, prandaj kam marrė vendim tė prerė qė tė tėrhiqem nga basketbolli dhe para Kryesisė sė klubit kam paraqitur dorėheqje tė parevokueshme”, tha Ramadani, i mllefosur tej mase me refuzimin e kėrkesės sė tij nga Komisioni Arbitrar i FBK-sė.
Ramadani ėshtė dėnuar me 2000 euro, pas ndeshjes Drita - Prishtina, nė kuadėr tė javės sė shtatė tė Siguria Superligės sė Kosovės nė basketboll, sipas nenit 42 tė Statutit tė FBK-sė.
Shehu, pas largimit edhe tė disa sponsorėve tė tjerė tė Dritės, ka marrė rrugėn e Tiranės. “Mė vjen shumė keq qė mė duhet tė shkoj, por me shkuarjen e sponsorėve tė klubit jam i shtrėnguar tė ik edhe unė”, tha pak para nisjes pėr nė Tiranė Shehu.
Skuadra e Dritės, nėn drejtimin e trajnerit shqiptar Shehu, nė stinorin vjeshtor ishte pozicionuar nė vendin e tretė, duke ia krijuar kėsaj skuadre njė imazh qė shumė skuadra tė tjera kosovare madje ia kishin drojėn.
Nė dy ndeshjet e para tė kėtij stinori, Drita, si mysafire, ka pėsuar humbje tė thella ndaj Mabetexit dhe Pejės. Me largimet e fundit, Drita futet nė njė krizė tė thellė financiare dhe organizative.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Fillon tė shembet me tė madhe “kalaja”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)
» Fillon nxjerrja e kufomave nga Morgu i Shkupit
» Vehap Kola:Fushata shqiptare fillon nė Uashington
» Kurtesh Veliu: Kremte e madhe nė bletishtė
» Partizan Cene: Valicia e madhe ..!! Tregim horror ..Marre shkak nga nje ngjarje reale ..!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Basketboll-
Kėrce tek: