ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Deshamp: “Kjo s’do ishte Juvja ime”!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Deshamp: “Kjo s’do ishte Juvja ime”!   Fri Jan 11, 2008 4:15 pm

Ishte trajneri i Juventusit ne vitin e saj me te zi, ate te Serise B, por pasi kaloi ferrin e kategorise se dyte Didier Deshampsi u largua nga “Zonja e Vjeter” paksa ne menyre misterioze. Por tani, ne nje interviste per “la Stampa” francezi rrefen arsyet e veta.

? Deshamps, a jeni mesuar tanime me jeten prej “te papuni”?

? Edhe pa futbollin kalohet mire. Shoqeroj djalin tim ne shkolle, mbahem ne forme me tenisin. Dhe Monte Karlo nuk eshte nje qytet i merzitshem. Sidoqofte, shoh shume ndeshje, sepse jam komentator ne “Canal Plus” dhe te henen ne mbremje marr pjese ne nje emision futbolli. Nje proces, por jo ai “Procesi Biskardi” ne Itali.

? Skuadra ne horizont?

? Dicka veren e kaluar, oferta te tjera nga Franca dhe jashte saj, tani. Flas kater gjuhe dhe nuk kam probleme, por dua qe projekti te jete i rendesishem. Nuk dua te ulem ne pankine ne mes te sezonit. Tashme po pres kampionatin e ardhshem. Vetem sapo pushohet nje trajner del ne pah emri im.

? Eksperienca me Juventusin ju ka mesuar shume?

? Po, shume. Por edhe me traumatizoi per menyren se si u mbyll. Edhe prej kesaj nuk rifillova menjehere punen, pasi me duhej me pare te kaloja zhgenjimin.

? A jeni penduar ndonjehere qe u larguat?

? Jo. Kam nje lloj karakteri dhe e di qe kjo nuk me ndihmon ne raportet me njeri?tjetrin. Por kur marr nje vendim nuk kthehem pas. E pranoj qe duhet te jem me fleksibel. Pasi perjetova aventuren e Serise B ishte e veshtire te largohesha ngs skuadra ne castin me te bukur. Nuk ndieja besim, parate nuk ishin nje problem. Ngushellohem: eksperiencat negative duhen per te ndryshuar.

? Mos kishit kerkuar shume blerje gjate veres?

? Kerkova lojtare. Tre shume te mire per nje Juventus qe te mund te konkuronte me te gjithe.

? Emrat?

? Kisha kerkuar shume. Nder keta Tonin, Turene dhe Gabriel Militon.

? Po Tiagon dhe Almironin?

? Nuk ishin ne listen time. I deshen me cdo kusht, por tashme kjo eshte nje ceshtje qe nuk me perket me.

? Cfare do te beje Juventusi sivjet?

? Kualifikimi ne Champions League do te ishte si fitimi i titullit.

? A do te ktheheshit per te trajnuar ne Itali?

? Jam me marken e Juves, por pse jo. Por me duket se trajneret e huaj nuk lejohen ne kampionatin italian.

? Por, per kompensim, italianet shkojne mire jashte Italise. Cfare na thoni per Kapelon trajner te Anglise?

? Gje e mire per te. Donte nj` kombetare dhe mori nje nga me prestigjiozet. Por eshte e cuditshme qe anglezet nuk arriten te gjenin nje trajner ne shtepine e tyre. Kapelo do te ambientohet shpejt, pasi futbolli eshte universal, flitet e njejta gjuhe kudo. Problemet e vetme do te jene nderhyrjet ne jeten private. Ndaj tyre nuk ke si te mbrohesh.

? Por Lipi eshte pushim. A habiteni me kete fakt?

? Po Murinjo? Gjera te cuditshme. Marcelo ne fillim zgjodhi vete te pushonte, por me pas, ashtu si une, nuk deshi te merrte nje skuader ne mes te sezonit. Megjithate, nuk eshte e lehte te rifillosh pas nje periudhe pushimi. Trajneret shtohen dhe vendet e disponueshme te nivelit te larte jane gjithnje po ato.

? Cfare mendoni per Donadonin?

? E takova ne shortin e Euro 2008 ne Lucerne, i bera komplimentat dhe i dhashe urimet e mia. Nuk ishte e lehte te zije vendin e Lipit. Por raporti yne ishte kordial edhe kur ishim ne Serine B. Ndryshe nga Domeneku, me telefononte shpesh per te me pyetur si ishin lojtaret qe i interesonin.

? Kur do te behet Deshamp trajner i Frances?

? Ka kohe per gjithcka. Nuk e di as nese do te arrij ndonjehere ne ate pankine. Por nuk e shtyj Domenekun, pasi e dua shume kombetaren time. Madje shpresoj qe Franca te dale shume mire ne Europian dhe te luaje me Italine ne finale. Por nuk e di si do te shkoje kjo ndeshje. Njihemi shume mire, ndaj sfida eshte e paparashikueshme.

? A e vleresoni Domenekun?

? Ka idete e tij por dhe shume lojtare te zote per te menaxhuar. Ndaj nje sulmues si Trezege mbetet jashte. Sigurisht eshte nje provokues i lindur, por ju italianet bini ne gracken e tij dhe me pas vijne ankesat si ai i “San Siros” ne ndeshjen me Francen. Nje turp, sepse Italia dhe Franca jane respektuar gjithnje ne futboll.

? Cfare ofron merkatoja franceze?

? Shume ne sulm. Pervec Anelkase, fenomeni i vertete i castit eshte Benzema. Nuk kam pare kurre nje 20?vjecar te tille. Ben gjithcka: sulmues i pare dhe i dyte, i jashtezakonshem ne shpejtesine e levizjeve. Dhe eshte nje djale me mendjen ne vend, ndaj do te rritet ende. Te tjeret? Ben Arfa i Lionit, Menez i Monakos, Nasri i Marsejes. Ne France rriten me shpejt, sepse luajne ne skuadrat e para, ndersa ne Itali nuk ka kohe per te pritur te rinjte.

? Titulli eshte i Interit, apo jo?

? Ka cilesine e vjetshme, por tani jane dhe nje grup i mbledhur. Dhe me Zlatan Ibrahimovicin dhe Kruzin shenojne kur te duan.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://start.go-forum.net
 
Deshamp: “Kjo s’do ishte Juvja ime”!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Avni Rustemi ne syte e Eqerem bej Vlores
» Gani Geci i tregon Thaēit se fotografia e Rugovės ishte nė odėn e Adem Jasharit
» LDK-ja kujton heronjtė e saj, Beteja e Loxhės ishte betejė historike
» Agim Gashi: Presidenti Rugova ishte, ėshtė dhe do te mbetet arkitekti i pavarėsisė
» Besim Muhadri: A ishte vrasja e Emin Durakut pjesė e skenarėve tė komunistėve serbė dhe tė shėrbėtorėve tė tyre nė Kosovė?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Futballi-
Kėrce tek: