ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Flash Lajme(Italia)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Besnik
I thjesht


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

MesazhTitulli: Flash Lajme(Italia)   Fri Jan 11, 2008 4:15 pm

Kruz: Roma ka dicka me shume!

I pazevendesueshem eshte nje fjale qe nuk eshte marre kurre ne konsiderate nga Hulio Rikardo Kruz gjate karrieres se tij, por pas dhjete golave ne kampionat, me nje mesatare prej nje goli ne cdo 89,7 minuta, kontributi i argjentinasit per Interin eshte vendimtar. Ne pritje te rikthimit te kampionatit se bashku me golat e tij, Kruz komenton “goditjet” me te mira te sezonit. “Goli i shenuar ndaj Juves erdhi ne nje aksion me te vertete te bukur, sepse lame te shtangur te gjithe mbrojtesit. Me Milanin, ne pak metra hapesire u perpoqa te shenoja me nje gjuajtje te shpejte dhe me shkoi mire sepse topi perfundoi ne rrjete”. Me gjeste te tilla te rralla teknike, golashenuesi “part?time” eshte shnderruar ne nje titullar te pazevendesueshem ne planet e Mancinit. Sipas Kruzit, nuk do te kishte arritur kurre ne keto nivele nese nuk do ta kishte trajtuar futbollin si nje pasion dhe jo vetem profesion. “Une perpiqem gjithmone te bej detyren time, duke e konsideruar ate si nje argetim. Me pelqen te luaj futboll, te merrem me sport, por nga ana tjeter e shoh rolin tim ne skuader edhe si nje pergjegjesi ndaj te tjereve. E di qe shoket e mi do te varen nga paraqitja ime dhe e di qe ata kane besim tek une, prandaj ky eshte gjithmone nje motivim i madh per te bere me te miren”.I pyetur per kundershtaret e Interit per titullin kampion, argjentinasi i druhet me sghume konkurrences se Romes. “Fiotentina eshte nje skuader qe me befasoi, duke pare qe aq shume lojtare te rinj po luajne ne nje nivel aq te larte, por besoj qe Roma ka dicka me shume”. Interi kryeson me shume distanca, por Kruz perfundon: “Eshte e vertete qe kemi diference pikesh, por ne futboll nuk i dihet kurre se si perfundon. Ende nuk eshte mbyllur faza e pare, prandaj eshte shume heret per te nxjerre perfundime”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Besnik
I thjesht


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Italia)   Fri Jan 11, 2008 4:17 pm

Mansini mund tė mbetet nė Romė

Duket se klubet mė tė mėdha evropiane do tė jenė tė detyruara tė heqin dorė nga pėrpjekja pėr tė sjellė nė radhėt e veta futbollistin brazilian tė Romės, Amantino Mansini, i cili tashmė ėshtė shumė afėr mbetjes nė klubin romak.
Nė realitet, pasi qė janė paraqitur spekulimet se Mansini ėshtė i pakėnaqur me statusin e tij nė klub, pasi momentalisht fiton vetėm 1,5 milionė euro nė edicion dhe se drejtuesit e klubit nuk dėshirojnė t'i ofrojnė kontratė tė re, u lajmėruan shumė klube tė interesuara pėr shėrbimet e tij, duke pėrfshirė Juventusin, Interin, Lionin, Realin, Manēester Sitin, Liverpulin dhe Valencinė. Megjithatė, sipas gazetės italiane "Corriere dello Sport", Mansini sė shpejti do tė shkėpusė bashkėpunimin me agjentin e tij tė deritashėm, Gilmar Velozo dhe mė pas do tė fillojė rundin e ri tė bisedimeve me drejtuesit e Romės, pėr tė nėnshkruar kontratėn e re. Gjithnjė sipas kėsaj gazete, Mansini ėshtė i lumtur qė ėshtė pjesė e Romės dhe dėshiron qė edhe nė tė ardhmen tė vesh fanellėn verdhekuqe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Besnik
I thjesht


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Italia)   Fri Jan 11, 2008 4:18 pm

Xhila: Mallkimi duhet prishur!

Anceloti mund te vendose te luaje te dielen ndaj Napolit me skuadren me te re ne moshe ne Serine A, nese Kaka do te luaje pas shpatullave te Patos e Xhilardinos qe prej minutes se pare. 18?vjecari ka shanse te mira per te bere nje debutim te plote, ndersa treshja braziliane Kaka?Ronaldo?Pato duket se duhet te prese ende. Xhila dhe Riki jane te dy nga 25 vjec dhe tashme cdo pengese eshte kaluar per aktivizimin e Patos, pasi ai ka mbushur 18 vjec dhe ka marre perfundimisht kartonin prej Internacionalit te Porto Alegres. Alberto Xhilardino, pas dygoleshit te shenuar ndaj kombetares se Emiratave te Bashkuara Arabe ne Dubai eshte i gatshem te shfaq te njejten forme edhe ne kampionat. I intervistuar nga “Milan Channel”, Xhila shfryhet me diplomaci: “Tani mbetet per te pritur se cfare do te vendose Anceloti per diten e diele. Per mua do te ishte dicka e bukur te luaja qe prej minutes se pare ndaj Napolit. Pato dhe Kaka jane dy futbolliste te nje cilesie te jashtezakonshme. Tek Milani ka shume futbolliste tge rinj te medhenj, por ka edhe lojtare mbi 30 vjec qe jane shume te rendesishem per skuadren, sic eshte Ronaldo apo Inzagi”. Xhila mbetet ne kornizat e diplomacise edhe kur imagjinon se si do te jete te luaje se bashku me Paton dhe Ronaldon. “Jam mesuar te luaje ketu tek Milani qe te luaje si sulmues prane nje mesfushori te avancuar, sepse dicka e tille me ka dhene gjithmone avantazhe te mira. Me ka ndodhur te luaj edhe si sulmues i vetem, por eshte me e thjeshte te vendosesh ne veshtiresi rivalet nese luan ne sulm perkrah nje lojtari tjeter”. “E kam te pamundur te kuptoj se si ne kater muaj nuk kemi arritur ende te fitojme nje ndeshje ne shtepi ne kampionat”, deklaroi mengjesin e djeshem Xhenaro Gatuzo, i cili te dielen nuk do te kete mundesi te luaje per arsye kartonash. Xhilardino ndan te njejten ide me shokun e skuadres. “Duhet te bejme nje ndeshje te mire ndaj Napolit, te rikuperojme pike, sepse tani nis per ne nje cikel ne te cilin do te zbresim ne fushe cdo tre jave. Duhet te tregohemi te gjithe te gatshem. Kemi ne dispozicion te gjithe lojtaret dhe do te jete e rendesishme qe ta nisim menjehere mire ndaj Napolit, sepse duam te thyejme mallkimin e ndeshjeve ne shtepi”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Italia)   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Flash Lajme(Italia)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Antoneta Marku: Dy lajme tė mira nga politika e keqe
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Lajme nga Republika e Kosovės
» VALBONA ZYLO (Lajme te mira nga miqte)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Futballi-
Kėrce tek: