ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Flash Lajme(Anglia)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Besnik
I thjesht


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

MesazhTitulli: Flash Lajme(Anglia)   Fri Jan 11, 2008 4:04 pm

Kapelo: Runi ishte madheshtor!

Sulmuesi i Mancesterit, Uejn Runi ndihmoi trajnerin e ri te kombetares, Fabio Kapelon, qe te mbyllte sa me mire diten e tij te pare te punes. Kapelo duhet te fillonte zyrtarisht pune diten e hene, por ishte i pranishem te shtunen ne "Villa Park" per te ndjekur suksesin 2-0 te Junaitedit ndaj Aston Viles, ne nje ndeshje te Kupes se Anglise. Me nente lojtare ne listat e kombetares si titullare nga te dyja skuadrat se bashku, Kapelo e perdori ndeshjen per te vezhguar kandidatet dhe per te krijuar ide me te qarta rreth tyre. Megjithate, ishte zevendesuesi Uejn Runi ai qe shkelqeu me shume dhe pritet qe te thirret nga Fabio per miqesoren e muajit te aerdhshem ndaj Zvicres. Kristiano Ronaldo shenoi golin e pare te ndeshjes, perpara se Runi te realizonte edhe nje tjeter ne minuten e fundit. "Ishte dicka e mire qe ndoqa nje ndeshje ne te cilen luajten shume kandidate per kombetaren", deklaroi Kapelo. "Pa dyshim, te shihje nje lojtar si Runi qe u fut ne loje si rezerve, por pati nje impakt te tille ne fushe ishte dicka shume e bukur". Garreth Berri beri edhe ai nje paraqitje te mire ne mesfushe, edhe pse humbi disa duele shpejtesie me Kristiano Ronaldon. Kertis Dejvis pati gjithashtu disa momente te mira, se bashku me Eshli Jangun dhe Najgell Reo-Koker. Ylli i ri Gabriel Agbonlahor nuk ishte ne nje dite vecanberisht te mire, ndersa portieri Skot Karson demtoi edhe me shume shanset e tij per t'u grumbulluar me dy gabime te dukshme. Lojtaret me etiketen e kombetares se Mancesterit, Rio Ferdinand, Ues Braun, Majkell Karrik dhe Ouen Hergrivs, i futur gjithashtu ne loje nga stoli i rezervave zhvilluan nje paraqitje te mire, edhe pse eshte e qarte qe ata nuk kane nevoje per prova per te mesuar cilesine e tyre.

Kapelos iu rezervua nje pritje e ngrohte ne "Villa Park" dhe disa prej tifozeve i shtrenguan doren, ndersa trajneri i ri i kombetares angleze pozoi me durim perpara fotografeve. Ai ishte i pranishem dje ne ndeshjen e Kupes se Anglise, midis Lutonit dhe Liverpulit. Kapelo shtoi pas ndeshjes se "Villa Park". "Ndihem me te vertete mire qe kam nisur sot punen time. U mrekullova nga pritja qe me rezervuan ne stadium dhe nga atmosfera qe u krijua ne te. Tifozet u tregaun fantastike me mua dhe klubi i Aston Viles nuk mund te me kishte ndihmuar me shume. Pres me padurim te shikoj sa me shume ndeshje ne javet ne vazhdim".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Besnik
I thjesht


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Anglia)   Fri Jan 11, 2008 4:04 pm

Endrruan Drogbane, por u bene ushqim per peshqit!


Shkojne ne Europe per te luajtur me Milanin ose Paris SG, por realiteti per shume futbolliste te rinj afrikane jane trotuaret e qyteteve te medha, ku shesin canta fallso apo sende te tjera. Ndersa se shpejti ne Gana do te luhet Kupa e Kombeve te Afrikes, raportojme nje lloj te ri trafikimi qe eshte shnderruar ne nje problem social ne kontinent.

Nga Den MekDuall, "The Observer"

Sapo ka zbardhur ne Xhejmstaun, prane kryeqytetit te Ganes, Akres. Ndersa une behem gati qe te ha mengjesin dhe te pi nje gote qumesht te nxehte, te terheq vemendjen thirrja e femijeve qe duke sfiduar deshiren e nenave te tyre kane dale ne fushen me dhe prane hotelit per te luajtur futboll. Gjysme te zhveshur dhe te pashqyer mire, tek topi keta femije gjejne mundesine per t'u shkeputur nga realiteti afrikan dhe per t'iu bashkuar nje endrre te madhe qe i mahnit. Per ta, nuk ka shume rendesi emri i skuadres. Te gjithe enderrojne qe nje dite te veshin fanellen e Ajaksit, Shalkes, Torinos, Portsmuthit apo Benfikes. Pas femijeve, ne nje cep te fushes prane nje muri, nje poster i madh i Mishel Esienit qendron i varur. Nje mit i vertete ne Gane, eshte ai shembulli qe keta te rinj deshirojne te ndjekin. Ne cdo shqelm qe i japin topit, ate femije enderrojne te jene milioneri afrikan i radhes, qe luan me nje klub te madh ne Champions League. Dhe ndersa dielli vazhdon te ngrihet, ne cdo kend te Akres, nga fushat me bare te thare dhe deri ne rruget e pluhurosura dhe te zhurshme te Akres, futbolliste te rinj shfaqen porsi kerpudhat pas shiut.

Ne vend ka shume akademi futbolli dhe shume prej tyre jane te palicensuara. Sipas rregullave te FIFA-s, ato duhet te licensohen nga Federatat kombetare ne vendet ku veprojne, por realiteti ne Gana dhe ne komshinjte e Bregut te Fildishte eshte se sa me te suksesshme jane bere kombetaret e tyre ne vitet e fundit, aq me shume jane perhapur akademite e palicensuara ne vend. Shume prej tyre kerkojne nje pagese nga prinderit e familejeve me shume antare, te cilet shpesh here i shkepusin femijet e tyre nga shkolla per t'i lejuar qe te perqendrohen vetem tek futbolli. 90% e akademive qe vizitova ne Akra dhe ne Abidjan, qyteti me i madh ne Bregun e Fildishte ishin prona te njerezve qe e konsideronin veten ish-futbolliste, por nuk ishin ne gjendje te jepnin prova per karrieren qe pretendonin te kishin zhvilluar. Qelimi i tyre eshte te zbulojne Esienin apo Drogbane e ardhshem.

Pervec akademive, verdalle ketyre femijeve te etur per te luajtur futboll vijne edhe shume manaxhere europiane, arabe ose edhe afrikane, te cilet blejne pronesine e lojtareve me premtues per vetem disa dhjetera ose qindra dollare. Fale kontakteve te tyre, shume prej ketyre lojtareve lidhin kontrata me skuadrat europiane dhe keta agjente perfitojne dhjetera mijera dollare kur kjo ndodh. Megjithate, ne shume raste jane familjet ato qe duhet te perballojne koston e udhetimit te djemve te tyre per t'u provuar ne Europe dhe kete arrijne ta perballojne vetem duke shitur gjera me vlere, apo bizhuteri te familjes. Shpesh here, agjentet nuk interesohen me per futbollistet qe deshtojne ne testet qe bejne me skuadrat europiane dhe nderpresin cdo kontakt me ta. Kjo do te thote qe te rinjte afrikane mbetetn ne rruget e qyteteve te medha europiane, ne shume raste pa ditur as gjuhen dhe pa patur asnje vend ku te mbeshtetet. Toni Bafoe, ish-kapiteni i kombetares se Ganes dhe ambasadori i ketij viti per Kupen e Kombeve te Afrikes nuk heziton kur flet: "Ky eshte nje trafikim i paster qe ndodh me femijet afrikane. Familjet nuk duhet te besojne tek keta agjente dhe pseudotrajnere. Akademite ilegale kane instaluar nje sistem te shfrytezimit sistematik te te rinjve ne Afrike. Familjet nuk duhet te harxhojne kursimet e jetes se tyre kur i paraqiten oferta te tilla".

Mafiua Asare eshte nje 11-vjecar me disa cilesi te rralle teknike. Ne fushen 90% dhe i kuq dhe 10 rere, ai eshte i afte te beje gjera me te vertete te rralla. Se bashku me shume 10-11 vjecare te tjere, Asare nuk rresht se vrapuari, edhe pse gjate kesaj kohe duhet te thithe vazhdimisht tynmin e ngritur dhe eshte e veshtire te kuptosh kur shenon nje gol, pasi shtyllat jane vetem dy tulla. Trajneri i tij 23-vjecar, Isak Aloti ka nje menyre te vecante trajnimi: "Nuk duhet t'i lesh te pushojne asnje moment keta femije". Aloti, i cili e konsideron veten nje "ekspert futbolli" dhe ish-futbollist, edhe pse nuk eshte ne gjendje te thote emrin e skuadres per te cilen ka luajtur, me prezantoi me dy prej yjeve te tij, Daniel Vijon dhe Imano Buson, te dy 12 vjec. "Keta jane djemte e mi", thote Aloti. "Kam kontratat e tyre, firmat e prinderve dhe do te shkojne te testohen ne Europe kur te jene gati. Per ta ka shfaqur qe me pare interes nje agjent i Paris SG. Agjentet vijne ne kete qytet per te pare futbollistet, ne kerkim te atyre cilesive te vecanta, te asaj magjie qe skuadrat europiane kerkojne. Te dy keta djem e kane ate". Daniel Vijo ka nenshkruar me Alotin nje kontrate qe i premton ketij te fundit 50% te paradhenis se pare te kontrates profesionale te Vijos. "Vetem nese Danieli ben progresin e shpresuar, atehere une mund te pres qe te marr shperblimin tim per punen e bere, sepse ndihma ime si ekspert i ka mesuar atij shume gjera te vlefshme. Prinderit e tij kane nenshkruar nje kontrate me mua dhe nuk dop ta lejojne te largohet prej meje ne nje trajner tjeter. Nderkohe, familja po kursen para per testin e tij ne France. Mund ta bej gjithcka te thjeshte per kete djale", shton Aloti. "Isaku do te me ndihmoje qe te realizoj endrrat e mia", thote Danieli, i cili ka lene shkollen ne Akra per te luajtur ne te ashtuquajturen akademi. "Mamaja ime i ka besuar dhe familja ime po kursen para per udhetimin tim ne France, ku do te shkoj te provohem ne ndonje klub. Do t'i paguajme Isakut ate qe i takon per te gjithe punen e tij dhe shpresoj qe t'ia dal mbane. Nese po, atehere do te marr me vete nenen time ne France dhe do t'i blej asaj nje shtepi ne Paris".

Ajo qe nuk di Danieli eshte qe nje udhetim i ligjshem ne Europe per te do te jete pothuajse i pamundur, duke patur parasysh besueshmerine e akademise se tij. Menyra e tij e vetme per te shkuar ne Europe eshte ajo e jashteligjshmja, me gomone qe shkojne ne Ishujt Kanarie dhe qe prej andej ne territorin spanjoll. Ne maj, kur nje peshkarexhe u kap prane Tenerifes me 130 afrikane te rinj, kishte edhe 15 adoleshente qe besonin se po shkonin per te luajtur tek Marseja ose Reali i Madridit. 750 000 femije nga Gana, Kenia, Nigeria dhe Afrika e Jugut luftojne per 23 vende te programit vjetor te FIFA-s, "Aspire", qe dergon te rinjte ne klube te verteta europiane per t'u testuar. Problemi eshte se shume prej atyre qe mbeten jashte vazhdojne te ndjekin endrren e tyre dhe shpesh here, nje kembengulje e tille rezulton fatale ne sistemin e instaluar.

"Ka disa agjente trafikante"

Ebanuel Eboue (Arsenal dhe Bregu i Fildishte): "Kur isha nente vjec luaja ne nje skuader te vogel ne Abidjan, ne Breguin e FIldishte. Luajta me skuadren per pese vjet perpara se te luanin nje miqesore ndaj nje akademije te njohur ne qytet. Ne ate ndeshje bera nje loje te mire dhe trajneri i akademise me mori atje. Akademia kishte nje binjakezim me klubin belg te Beverenit dhe cdo dy vjet, 3-4 lojtare shkonin te luanin ne Belgjike. NJe dite erdhen dhe me thane qe Bevereni donte te luaja per te. Keshtu shkova dhe luajta per kater vjet ne Belgjike. Nuk mendoj se akademite trafikojne femije, por jane ata qe paraqiten si agjente. Histori te tilla nuk jane te rralla".

"Te rinjte kane nevoje per ndihme"

Andre Bikej (Reding dhe Kamerun): "Nuk kam luajtur kurre ne nje akademi. Nisa te luaja ne shkolle, prane shtepise sime. Luaja ne nje klub te kategorise se trete kur u perzgjidha nga kombetarja U-17 e Kamerunit dhe atehere e mora futbollin seriozisht. Gjate nje turneu ne Itali, trajneri i Espanjolit me ftoi te beja nje test ne skuadren e tyre dhe tani ne karrieren time kam pervoja ne Spanje, Portugali, Rusi dhe Angli. Shume skuadra europiane shkojne ne Afrike per te blere lojtaret me te mire, por zakonisht jane te rinjte qe shkojne ne Europe per teste. Ata udhetojne pa patur asnje para dhe asnje mbeshtetje dhe mund te bien lehte ne rrethe qe duan t'i shfrytezojne. Mendoj qe te rinj te tille kane nevoje per ndihme".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Besnik
I thjesht


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Anglia)   Fri Jan 11, 2008 4:05 pm

Ferdinand: Kupa ėshtė objektiv pėr ne



Mbrojtėsi i Manēesterit ka theksuar se ata duhet ta fitojnė kupėn, ashtu si kampionatin dhe Ligėn e Kampioneve
Rio Ferdinand insiston te fakti se Manēester Junajtid duhet tė japė maksimumin nė Kupėn e Anglisė, pas fitores qė kanė arritur dy ditė mė parė me Aston Vilėn. Ka qenė Kristiano Ronaldo ai qė ka shėnuar golin e parė dhe tė 19‑n nė kėtė sezon, dhe mė pas Uejn Runi, i cili u fut nė kėtė ndeshje si zėvendėsues. I pranishėm nė kėtė ndeshje ka qenė dhe trajneri i ri i Anglisė, Fabio Kapelo. Thuajse kjo fitore ishte e parashikuar, duke pasur parasysh se ishte e 10‑ta radhazi pėr Manēesterin nė kupė, nga 12 ndeshje tė zhvilluara. Sipas Rio Ferdinand, fakti qė Manēesteri luajti me tė gjithė lojtarėt kryesorė nė kėtė ndeshje tregon edhe njė herė se sa tė rėndėsishme e kanė kėtė veprimtari, edhe pse luftojnė pėr titullin nė kampionat dhe pėr Ligėn e Kampioneve. "Kupa e Anglisė ėshtė e rėndėsishme dhe ne e kemi nė objektivat tona kėtė sezon. Ne duhe ta fitojmė atė! Pėr kėtė nuk ka asnjė dyshim, - ka deklaruar mbrojtėsi i qendrės, Rio Ferdinand. - Kjo ishte edhe arsyeja qė ne shkuam nė "Vila Park" me gjithė formacionin kryesor. Kur kemi nė pankinė njė lojtar si Runi, gjithmonė mund tė jemi tė rrezikshėm. Ai, kur futet nė fushėn e lojės, bėn diferencėn. Nė momentin qė u fut nė fushėn e lojės, ndryshoi gjithēka. Ai ėshtė lojtar shumė i mirė; ėshtė fantastike qė e kemi nė skuadėr. Por tė gjithė djemtė e skuadrės janė shumė tė mirė, ndėrkohė qė vetė Runi, edhe pse qėndron si zėvendėsues, tregon karakter profesionisti." Kapelo, i pranishėm nė stadium, ka qenė i shoqėruar nga shefi ekzekutiv i federatės, Brajan Baruik. Trajneri italian ka mbetur i befasuar nga ndryshimi i lojės, kur nė fushė u fut Runi, i cili shėnoi edhe golin e 11‑tė pėr kėtė sezon. Pas pėrfundimit tė ndeshjes, edhe vetė trajneri i Manēesterit, Sėr Aleks Ferguson, i ka pėrgėzuar lojtarėt e tij. "Ronaldo nė fillim ishte nė vėshtirėsi, por gjithmonė ai di t'i kalojė pengesat dhe tė shėnojė. Kjo ishte ajo qė bėri diferencėn nė lojėn tonė. Edhe futja e Runit nė fushėn e lojės ndikoi pozitivisht. Po mendoja pėr njė Ole Gunar Solskjaer, por Runi ėshtė edhe mė mirė. Ai na entuziazmoi, menjėherė sa u fut nė fushėn e lojės." Ferguson, pak ditė mė parė e kishte kritikuar tifozėrinė e skuadrės sė tij si tė pėrgjumur, ndėrkohė qė nė ndeshjen e sė shtunės ishin tė shumtė ata qė e kishin ndjekur skuadrėn nė kėtė transfertė. "Kishim rreth 7 500 tifozė qė organizuan njė festė shumė tė bukur kėtu. Kur tifozėria jonė ėshtė kėshtu, ne nuk i lėmė pa shpėrblyer," ka pėrfunduar Ferguson.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Besnik
I thjesht


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Anglia)   Fri Jan 11, 2008 4:06 pm

Shtypi anglez: Benitez, larg Liverpulit!

Shpeshtohen zėrat pėr njė largim tė spanjollit nga "Andild Road", nė fund tė sezonit

Janė tė shumtė ata qė mendojnė se nė fund tė sezonit Rafael Benitez do tė pushohet nga puna dhe vendin e tij do ta marrė Hoze Mourinjo. Edhe pse u pėrgėnjeshtrua, para pak kohėsh, njė gjė e tillė, ditėn e diel mediet angleze kanė shkruar pėr njė largim tė spanjollit nga Anglia, pas problemeve tė vazhdueshme qė ka me pronarėt amerikanė. Sipas tė pėrjavshmes "Sunday People", "Benitezi do tė jetė trajneri i Realit tė Madridit verėn e ardhshme. Benitez mendon se lufta e tij kundėr pronarėve amerikanė ėshtė e kotė qė tė vazhdohet." Ndėrkohė, "News of the World" citon njė mikun e ngushtė tė Benitezit: "Ai kėrkon tė qėndrojė, por mendon se shumė shpejt pronarėt amerikanė do tė vendosin qė ta largojnė, pasi polemikat mes tyre vazhdojnė." Nėse vėrtet Benitezi do tė largohet, ai nuk do tė qėndrojė pėr shumė kohė pa punė. Nė krye tė listės sė skuadrave qė e kėrkojnė qėndron Reali i Madridit, ndėrkohė, mė pas ėshtė Interi, Milani, Bajenri i Mynihut dhe Valencia, tė gatshme pėr ta marrė spanjollin. Por njė tjetėr ēėshtje ėshtė, se kush do tė jetė trajneri qė do tė zėvendėsojė Benitezin te Liverpuli. "The Observer" shkruan se shumė shpejt do tė konfirmohet Hoze Mourinjo, si trajneri i ri i Liverpulit, pasi portugezi kishte deklaruar se do tė rikthehej nė Angli pėr tė drejtuar njė skuadėr tė madhe. Ai po qėndron pushim qė nga shtatori i shkuar, kur u largua nga "Stemford Bridxh". Megjithatė, pėr Mourinjon kanė interes edhe skuadra, si Barcelona, Reali i Madridit apo Milani. Po sipas "The Observer", nuk ka pasur kontakte mes pronarėve amerikanė tė Liverpulit dhe Mourinjos, por ata e njohin shumė mirė portugezin dhe i dinė aftėsitė e tij. Mjafton tė kujtosh faktin se Mourinjo ėshtė diskutuar pėr tė qenė trajneri i Liverpulit, qė nė vitin 2004. Kur ėshtė pyetur njėri nga pronarėt e Liverpulit, nėse janė duke u interesuar pėr Mourinjon, si trajnerin e sė ardhmes, ai ka deklaruar: "Familja Mourinjo u fol se do tė jetonte nė Londėr, edhe nė kohėn kur ai pėrflitej tė bėhej trajneri i Anglisė, por nuk ndodhi kėshtu. Pėr kėtė arsye, askush nuk duhet tė jetė kaq entuziast pėr fjalė tė tilla. Liverpuli nuk ėshtė njėsoj si Londra. Ne kemi njė klub tė madh, ndėrkohė qė Mourinjo e "dashuron" futbollin anglez. Pėr momentin, na duhet tė presim."


Manēester Siti duket se ėshtė i gatshėm tė shpenzojė 14 milionė sterlina, pėr tė firmosur njė kontratė me sulmuesin brazilian Afonso Alvesh. Lojtari i Hernvenit ėshtė kėrkuar edhe nga Midėllsbrou, por Alkmari ndodhet akoma mė pranė. Me kėta tė fundit kontrata dėshtoi vetėm nė momentin vendimtar. Alvesh, i cili ka shėnuar 35 gola nė 31 ndeshje sezonin e kaluar, duket se do tė kalojė nė kampionatin anglez, pėr tė gjetur njė vend nė pėrfaqėsuesen braziliane. "Endrra ime ėshtė tė luaj nė kampionatin anglez. Ky kampionat do tė mė japė mundėsi pėr tė luajtur mė pas nė pėrfaqėsuesen time," ka thėnė Alvesh. Ndėrkohė, trajneri i Sitit, Erikson, duket se ėshtė i interesuar edhe pėr sulmuesin e Bajernit tė Mynihut, Lukas Podolski.

Avram Grant i ka hedhur poshtė fjalėt, sipas tė cilave, kapiteni Xhon Terri do tė mungonte pėr pjesėn e mbetur tė sezonit. Terri po qėndron jashtė fushės sė lojės, ku theu tre gishtat e kėmbės nė ndeshjen me Arsenalin, pėrpara Krishtlindjeve. Ai pritet tė qėndrojė jashtė fushės sė lojės pėr 8 javė, ndėrkohė qė mediet filluan tė flisnin pėr njė pushim tė tij deri nė fundin e sezonit. Menjėherė pas kėtyre deklaratave, ka reaguar trajneri i Ēelsit, Avram Grant, i cili thotė se deri nė fundin e shkurtit Terri do tė rikthehet. "Asgjė nuk ka ndryshuar nė kėto 2‑3 javė. Ka pasur shumė spekulime pėr rikthimin e Territ, por nuk janė tė vėrteta. Maksimumi i rikthimit tė tij ėshtė tetė javė."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Besnik
I thjesht


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Anglia)   Fri Jan 11, 2008 4:06 pm

Fabregas: Tė fitojmė sa mė shumė!

Fransesk Fabregas ka gjetur tėrėsisht veteveten me fanellėn e Arsenalit kėtė sezon, duke luajtur njė rol tepėr domethėnės nė njė skuadėr tepėr tė re nė moshė, por qė ėshtė nė krye tė kampionatit anglez. Mesfushori spanjoll i ka ēarė mė dysh skuadrat kundėrshtare me pasimet dhe lėvizjet e tij tė shkėqyera, por ka kontribuar edhe me pjesėn e tij tė golave, duke realizuar 6 herė nė 17 ndeshje si titular nė Premier League dhe 4 gola nė 5 ndeshje nė Champions League. Mejithatė, ai nuk rrėmbehet nga euforia, pasi ėshtė i bindur qė ka edhe shumė mė tepėr pėr tė pėrmirėsuar. “Jam vetėm 20 vjeē”, tha ai. “Dua tė mendoj se mund tė pėrmirėsohem edhe mė tepėr, dua tė mendoj se mund tė bėhem mė i mirė. Sigurisht dėshira pėr tė arritur sa mė lart mė shtyn pėrpara, por e di mirė e lojtari i pėrkryer nuk ekziton. As Ronaldinjo, as Tierri Henri dhe as Samuel Eto’o nuk janė tė pėrkryer, por mund tė pėrmirėsohen gjithmonė”, shpjegoi ai. “Kjo ėshtė e bukura e futbollit, gjithmonė ka vend pėr t’u pėrmirėsuar. Dhe do tė punoj shumė qė tė bėhem njė lojtar i madh i Arsenait. Pėr mua, gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė skuadra tė fitojė tituj. Dhe le tė shohim e tė shpresojmė qė deri nė nė fund tė sezonit tė kemi fituar sa mė shumė tituj qė tė mundemi”. “Topēinjtė” do tė ndeshen sot me Totenhamin nė gjysmėfinalen e vjajtjes sė Kupės sė Ligės, por Fabregas dėshiron qė skuadra e tij kėtė vit tė shkojė nė finale dhe ta fitojė kompeticionin. Dhe gjithashtu, Arsenali vazhdon tė pretendojė nė tre kompeticionet e tjera, madje shumė besojnė se do tė arrijė tė kalojė edhe Milanin nė Champions League. “Nėse vazhdojmė tė fitojmė ndeshjet qė do tė luajmė, kjo do tė thotė se do ta fitojmė njė trofe”, tha Fabregas. “Dhe shpresoj qė tė mos dėmtohem nė mėnyrė qė tė luaj sa mė shumė pėr skuadrėn dhe ta ndihmoj atė. Nėse do tė arrij tė luaj ēdo ndeshje, ose thuajse ēdo ndeshje, si vitin e kaluar, atėherė do tė mund tė jem i kėnaqur nga vetja”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Besnik
I thjesht


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Anglia)   Fri Jan 11, 2008 4:06 pm

Manēesteri, turne nė Afrikėn e Jugut

Manēester (Angli) – Bosi i Manēester Junaitid, Sėr Aleks Ferguson bėri tė ditur se klubi i tij do tė zhvillojė njė tur pėrgatitor dhe nė Afrikėn e Jugut, gjatė pėrgatitjeve pėr sezonin e ardhshėm, atė 2008-2009. Kampionėt nė fuqi tė Premier League do tė jetė nė Afrikė, mė 19 korrik dhe turi do tė zgjasė shtatė ditė. Nė kėtė turne nuk do tė pėrfshihen lojtarė tė Manēesterit qė luajnė me kombėtaret e tyre nė finalet e Euro 2008, si Kristiano Ronaldo me shokė, por do tė jenė nė afrikėn e Jugut lojtarė tė tillė si Wayne Rooney, Ryan Giggs dhe Rio Ferdinand.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Besnik
I thjesht


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Anglia)   Fri Jan 11, 2008 4:07 pm

“Dua tė pėrsėris sukseset e 1999-ės”

Manēester Junajtid i vitit 2008 ka nisur me njė fitore ndaj Birmingamit nė kampionat dhe njė fitore nė Kupėn e Anglisė ndaj Aston Vilės. Por, duket se edhe pse e kanė nisur kėtė vit tė ri me dy suksese radhazi, “djajtė e kuq” nuk ngopen. Dhe kėtė gjė e ka konfirmuar vetė trajneri i tyre Ferguson, i cili nė njė deklaratė pėr shtyp ka thėnė se skuadra zotėron njė potencial shumė tė madh, dhe ky mund tė jetė viti i pėrsėritjes sė 1999-ės (kur Manēesteri fitoi Champions-in, kampionatin dhe Kupėn e Anglisė). Madje, pėrforcimet pėr ta, sipas trajnerit, janė: Karlos Tevez, Ouen Hartgrivs, Nani dhe Anderson, tė cilėt kanė njė moshė tė vogėl, por njė eksperiencė tė mjaftueshme. “Jemi tė pėrqendruar tė marrim njė fitore tė suksesshme nė Evropė, – shpjegon Ferguson, – por nuk harrojmė as kampionatin e as Kupėn e Anglisė. Kemi shumė lojtarė, tė cilėt mund tė aktivizohen nė tė tri kompeticionet. Jemi njė nga skuadrat mė tė mira nė Evropė, momentalisht, dhe i kemi tė gjitha mundėsitė pėr t’i fituar tė tri kėto kompeticione. Megjithatė, unė jam optimist, pasi i njoh vlerat e skuadrės sime. Lojtarėt e ri do tė jenė njė ndihmė mė tepėr pėr ne nė rrugėn pėr tė fituar Champions-in, kampionatin dhe Kupėn e Anglisė. Mendoj se nėse tė gjithė futbollistėt do tė japin maksimumin, atėherė gjithēka do tė shkojė nė mėnyrėn e duhur”, pėrfundoi kreu i pankinės, Ferguson.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Besnik
I thjesht


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Anglia)   Fri Jan 11, 2008 4:08 pm

Benitez: E dashuroj Liverpulin

Tekniku: Ndihem shumė i lumtur kėtu, pasi e dua klubin, tifozėt dhe qytetin


Ishte pėrfolur shumė pėr njė largim tė mundshėm tė trajnerit spanjoll Rafael Benitez nga pankina e Liverpulit. Madje kohėt e fundit, disa gazeta angleze kishin pohuar edhe faktin se vetė Benitezi kishte thėnė se s’kishte mė ēfarė t’i jepte Liverpulit dhe pėr kėtė arsye do tė largohej. Por, nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen angleze “The Sun”, vetė tekniku ėshtė shprehur: “Nuk e di edhe sa herė tė tjera duhet ta them, para se disa njerėz ta kenė krejtėsisht tė qartė, – ka nėnvizuar trajneri i ‘reds’, – por dua ta pėrsėris edhe njė herė, sepse ėshtė tepėr e rėndėsishme qė tė gjithė ta dinė. E dashuroj kėtė klub, tifozėt e saj, qytetin dhe ndihem mjaft i lumtur kėtu”. Me kėtė deklaratė, Rafa Benitez i ka dhėnė pėr tė disatėn herė fund hipotezave qė ishin bėrė pėr njė largim tė mundshėm tė tij nga tė kuqtė.
“E ardhmja ime? Nuk e shoh veten as te Reali i Madridit, – vazhdon tekniku spanjoll, - e as te Interi, apo nė ndonjė vend tjetėr. Tė ardhmen time e shikoj vetėm te Liverpuli, pasi kėtu dua tė qėndroj”. Nė fakt, tri barazimet radhazi nė Premier Ligė dhe nė Kupėn e Anglisė ia kanė mohuar paksa kėnaqėsi. Megjithatė, ai barazim 0-0 nė shtėpi ndaj Manēester Sitit mund tė ketė edhe paksa logjikė, por barazimet me Vigan dhe Ljuton tė bėjnė tė mendohesh pse kjo skuadėr nuk po fiton... Dėmtimet nuk janė konsideruar asnjėherė si njė alibi pėr kėto rezultate. Madje as kur bėhet fjalė pėr dyshen e mbrojtjes Karrager–Axher.
“Formacioni aktual ėshtė mė i miri qė unė kam pasur nė dispozicion qysh ditėn qė jam punėsuar kėtu, – vėnė dukje Benitezi. – Nė organikėn tonė kemi shumė tė rinj qė mund tė pėrmirėsohen. Do tė doja qė tė isha kėtu edhe nė verėn e ardhshme dhe pėr shumė vite tė tjera”.
Nė ditėt e fundit, emri mė i frekuentuar pėr tė zėvendėsuar spanjollin ka qenė ai i Jurgen Klinsman. “Tė shikoj emrin tim afėr disa klubeve tė tjera mė ka mėrzitur me tė vėrtetė pa masė.
Madje jam mėrzitur akoma mė shumė kur kam lexuar qė disa miqtė e mi tė afėrt kishin thėnė se unė do tė largohesha, por kėto janė thjesht thashetheme mediatike”, pėrfundoi ai.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Besnik
I thjesht


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Anglia)   Fri Jan 11, 2008 4:09 pm

Anelka kalon te Ēelzi

Futbollisti francez, Nikolas Anelka karrierėn do ta vazhdojė nė radhėt e skuadrės sė Ēelzit, pasi drejtuesit e kėtij klubi kanė arritur marrėveshje pėr transferimin e 28-vjeēarit nga Boltoni.
Klubi londinez do t'ia pasurojė arkėn Boltonit me 15 milionė funta, shifėr tė cilėn e ka ofruar pėr transferimin e Anelkės, i cili nė 22 ndeshjet e luajtura nė kėtė edicion ka shėnuar 11 gola. Anelka mė herėt ka veshur fanellėn e Arsenalit, Liverpulit, Manēester Sitit, Real Madridit dhe Fenerbahēes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Besnik
I thjesht


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Anglia)   Fri Jan 11, 2008 4:09 pm

"Djajtė e kuq" nuk e lėshojnė Kristiano Ronaldon

Ndonėse mediat e ndryshme botėrore qė disa herė e kanė ndėrlidhur Kristiano Ronaldon me klubet mė tė mėdha tė botės, zyrtarėt e “djajve tė kuq” kanė thėnė se nuk do tė lėshojnė pe para asnjė oferte pėr portugezin.
Mesfushori 22-vjeēar ka shėnuar 19 gola pėr skuadrėn nga “Old Trafordi” nė kėtė edicion, duke vazhduar nė kėtė mėnyrė formėn e shkėlqyeshme nga edicioni i kaluar, kur Manēester Junajtedi e fitojė titullin e kampionit nė Angli. “Nuk ka gjasa qė ta shesim Kristianon, pa marrė parasysh se pėr ēfarė oferte bėhet fjalė. Ai ka nėnshkruar kontratė me ne deri nė vitin 2012, kurse ne nuk jemi klub, i cili i shet lehtė futbollistėt e vet. Ronaldo ėshtė Manēester Junajtedi, gjithēka rreth tij ėshtė Manēester Junajted. Ai ėshtė sikur Xhorxh Besti apo Erik Kantona. Lojtarėt e tillė nuk shiten”, thuhet nė kumtesėn e klubit nga “Old Trafordi”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Anglia)   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Flash Lajme(Anglia)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Antoneta Marku: Dy lajme tė mira nga politika e keqe
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Lajme nga Republika e Kosovės
» VALBONA ZYLO (Lajme te mira nga miqte)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Futballi-
Kėrce tek: